LAJMI I FUNDIT:

Kaosi te Arsenali para ndeshjes ndaj Cityt: Një lojtar rezultoi pozitiv në COVID-19, dy të tjerë kishin kontakt me të

Kaosi te Arsenali para ndeshjes ndaj Cityt: Një lojtar rezultoi pozitiv në COVID-19, dy të tjerë kishin kontakt me të
(Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Përgatitjet e Arsenalit për rikthimin e Ligës Premier janë përfshirë në kaos, kur një lojtar kishte dalë pozitiv në testin për coronavirus.

Sipas The Athletic, dy persona të tjerë kishin qenë në kontakt të afërt me të prekurin. Kjo nënkupton – sipas rregullores qeveritare – se lojtari duhej të vetizolohej për shtatë ditë.

Nga ana tjetër, dy individët që kanë qenë në kontakt me lojtarit, duhej të vendoseshin në karantinë për 14 ditë.


Klubi e ka testuar dy herë lojtarin (identiteti i të cilit është mbajtur i fshehur) dhe ai ka dalë negativ. Në këtë mënyrë, është supozuar se testi i parë ishte ‘fals pozitiv’.

(Foto: Dave Thompson/ Pool via Getty Images/Guliver)

Kjo kishte ndodhur vetëm disa ditë para ndeshjes kundër Manchester Cityt dhe përkundër se kishin rezultuar negativ, tre futbollistet kishin munguar katër ditë në stërvitje, ndërsa janë kthyer një ditë para sfidës.

Është raportuar se treshja e përmendur kanë luajtur në humbjen prej 3-0 që Topçinjtë e pësuan në takimin ndaj kampionit në fuqi duke çuar në humbje të njëpasnjëshme.

Kujtojmë që në muajin mars, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, kishte rezultuar pozitiv me COVID-19, kjo bëri që ekipi dhe stafi të futeshin në vetizolim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli ka ndryshuar sponsorin kryesor të fanellave - do të fitojë 70 milionë euro në vit

Liverpooli ka ndryshuar sponsorin kryesor të fanellave - do të fitojë 70 milionë euro në vit

Premier League
Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ligue 1
Chelsea përgatit një ofertë prej 60 milionë eurosh për yllin e Barcelonës - por marrëveshja duket e vështirë

Chelsea përgatit një ofertë prej 60 milionë eurosh për yllin e Barcelonës - por marrëveshja duket e vështirë

La Liga
Nico Williams zbulon tre lojtarët që e kanë frymëzuar - befason me njërin prej tyre

Nico Williams zbulon tre lojtarët që e kanë frymëzuar - befason me njërin prej tyre

La Liga
Ardhja e Solskjaer e ka ngritur në tjetër nivel lojën e Rashicës te Besiktasi

Ardhja e Solskjaer e ka ngritur në tjetër nivel lojën e Rashicës te Besiktasi

Ligat tjera
Paratici dhe Allegri drejt kthimit në Serie A, favoritë për të kaluar te klubi i madh

Paratici dhe Allegri drejt kthimit në Serie A, favoritë për të kaluar te klubi i madh

Serie A
Kalo në kategori