Si pasojë e krizës ekonomike botërore, Trusti i Kursimeve Pensionale gjatë vitit 2008 dhe gjatë dy muajve të parë të këtij vitit ka humbur rreth 110 milionë euro të kontribuuesve kosovarë. Por kjo humbje është e parealizuar, thonë drejtues të këtij institucioni, duke theksuar se humbja reale është vetëm rreth 250 mijë euro, pasi është dashur të shiten aksionet për t’u paguar personat e pensionuar gjatë kësaj kohe.
Zëvendësdrejtori i Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, Agron Krasniqi, thotë se humbja prej rreth 110 milionë eurosh, e pësuar nga rënia e vlerës së aksioneve në tregun financiar botëror, është humbje e parealizuar. Por të gjithë personat që gjatë kësaj periudhe kanë dalë në pension, fatkeqësisht e kanë realizuar humbjen, pasi është dashur që aksionet e tyre të shiten në mënyrë që ata të tërheqin paratë e tyre.
“Humbjet “e parealizuara” apo rënia në vlerë e aksioneve për vitin 2008 ka qenë 29.4 %, kurse në vlerë monetare rreth 92 milionë euro. Ndërkaq sa i përket këtij viti, rënia në janar ka qenë 3.4 % apo 8.4 milionë euro, dhe në shkurt rreth 4.2 % apo 10.3 milionë euro. Në total gjatë dy muajve, është shënuar rënie prej 7.6 % apo 18.7 milionë euro”,tha Krasniqi.
Ndonëse nuk ka ende të dhëna zyrtare, rënia në muajin mars bazuar ne të dhënat paraprake, mund të ulet në 4.5 % dhe ka kthim prej 5 milionë eurosh, që do të thotë se humbja është zvogëluar.
Humbja e realizuar gjatë vitit 2008 ka qenë rreth 250 mijë euro dhe të gjithë personat që kanë dalë në pension vjet, kryesisht në çerekun e fundit, kanë humbur mesatarisht nga 85 euro. Rreth 1200-1300 persona kanë dalë në pension gjatë 2008-s kurse gjatë dy muajve të këtij viti, numri i të pensionuarve është rreth 230. Krasniqi shprehet këta të pensionuar, kanë lindur para vitit 1946, dhe ligji nuk i ka obliguar të paguajnë në trust, por e kanë bërë vullnetarisht.
“Kjo nuk do të thotë se është dashur që ata ta realizojnë këtë humbje. Nëse duan ata në mënyrë vullnetare mund të mos e bëjnë pensionimin sapo të mbushin moshën 65 vjeç, kur është e drejta e tyre ligjore, dhe mund të presin një kohë të caktuar, derisa tregjet financiare të shënojnë ngritje, në mënyrë që të mund të rikuperohet një pjesë e humbjeve të tyre. Por ne nuk mund të garantojë se nëse presin gjashtë muaj, apo një vit, personat që kanë mbushur moshën e pensionimit do të marrin mjetet e humbura”,tha Krasniqi.
Gjendja e krizës ekonomike globale, me të cilën është përballur edhe Trusti, ka filluar që në korrik të vitit 2007. Prej shtatorit të vitit të kaluar, me vendim të bordit paraprak të të gjitha paratë e kontribuuesve, rreth 50 milionë euro, janë grumbulluar në një konto në Bankën Qendrore të Kosovës. Por, çështje problematike mbetet zgjedhja e bordit të ri udhëheqës të Trustit, për të cilin konkursi është shpallur tri herë, por ende nuk është marrë asnjë vendim.
Sidoqoftë, bordi i ardhshëm ka para vetes detyra të vështira. Në radhë të parë duhet të vendosë rreth fondit prej 50 milionësh të grumbulluar në BQK, e më pas edhe rreth politikës së investimeve, pasi ligji për pensionet e përcakton qartë që çdo vendimmarrje mbi investimet e kontributeve pensionale i takon vetëm bordit udhëheqës, e jo menaxhmentit, thekson zv.drejtori i Trustit, Agron Krasniqi.
Ndryshe, Trusti ka rreth 280 mijë kontribuues, dhe deri në fund të vitit 2008 ka menaxhuar rreth 255.7 milionë euro, kurse në fund të shkurtit këto mjetet kanë qenë 250.5 milionë euro. /rtklive/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen
Girl you know it’s true – një film për sensacionin global “Milli vanilli”
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot
IPKO fuqizon brezin e ri të inovatorëve me përkrahjen e BONEVET
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh