Ekonomia dhe bizneset në Kosovë varen nga kreditë bankare, ndërsa këto të fundit vazhdojnë të jenë me norma të larta të interesit dhe një gjë e tillë nuk krijon kushte të favorshme për zhvillimin e bizneseve, thonë ekspertë të kësaj fushe.
Agim Shahini, drejtues i Aleancës Kosovare të Biznesit, tha se një numër i madh i kërkesave të bizneseve për kredi, presin me muaj të tërë shqyrtimin nga bankat, pavarësisht normave, siç i quan ai, të këqija të interesit. “Bankat në Kosovë kanë interesin më të lartë – deri në 18 për qind. Kjo i dëmton investimet, i dëmton bizneset dhe i dëmton të gjithë ata që tentojnë të hyjnë në biznes. Është e pamundur që dikush të ketë kapital të freskët për të hyrë në biznes pa mbështetje të bankës”, theksoi Shahini.
Eksperti për ekonomi, Musa Limani, drejtues i Institutit Ekonomik të Kosovës, tha se kreditë bankare në Kosovë nuk krijojnë kushte për zhvillimin e bizneseve. Sipas tij, politika kreditore parqet një instrument shumë të rëndësishëm të qeverisë, përmes së cilës ajo orienton dhe zbaton qëllimet e parashtruara zhvillimore.
Limani thotë se në Kosovë, qeveria nuk mund të intervenojë te bankat për të bërë një politikë të drejtë dhe të shëndoshë që është në funksion të biznesit vendor. Si pasoj e kësaj, shton Limani, bankat në Kosovë i bëjnë vetë politikat kreditore.
“Sipas të gjitha gjasave, këto banka kanë bërë një marrëveshje të fshehtë në mes vete dhe janë dakorduar që norma e kamatës për kreditë e dhëna të jetë diku rreth 15 për qind mesatarisht. Kjo është normë e papërballueshme për biznesin dhe ngarkesë shumë e madhe”, deklaron Limani.
Ai thotë se normat e larta të interesit zvogëlojnë interesimin për kredi, gjë që ndikon në zvogëlimin e investimeve. Sipas Limanit, investimet e vogla nuk mundësojnë hapjen e vendeve të reja të punës, andaj, shton ai, vjen deri të zvogëlimi i prodhimit dhe largimi i punëtorëve nga vendet e punës.
Ndërkaq, Agim Shahini thotë se bankat nuk duhet t’i shikojnë bizneset vetëm si kredimarrëse, por edhe si partnere në zhvillimin e ekonomisë së Kosovës.
Sipas drejtuesve të Aleancës Kosovare të Biznesit, gjatë këtij viti në Kosovë janë mbyllur mbi 1,300 biznese për arsye të ndryshme, por në shumë raste si pasojë e pamundësisë së kthimit të kredisë, për shkak të normës së lartë të interesit. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Reagon Putini, pas paralajmërimeve të SHBA-së dhe MB-së se do të lejojnë Kievin të përdorë armë me rreze të gjatë kundër objektivave brenda Rusisë
"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij
Osmani për kërcënimet e Vuçiqit: Tregojnë mendësinë e tij të vërtetë – do të përballet me institucionet e Kosovës
Analisti serb: Ura e Ibrit do të hapet, Vuçiq duhet ta pranojë planin franko-gjerman
"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin
Gjashtë vende që mund të ndërmjetësojnë bisedimet e mundshme të paqes Rusi-Ukrainë