LAJMI I FUNDIT:

“Kam faj unë që nuk është në kulmin e karrierës”, Guardiola flet për lojtarin që Man City pagoi 50 milionë euro

“Kam faj unë që nuk është në kulmin e karrierës”, Guardiola flet për lojtarin që Man City pagoi 50 milionë euro

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka marrë përgjegjësinë që mesfushori Kalvin Phillips nuk ka treguar potencialin e tij të plotë pas mbërritjes nga Leeds United si një përforcim i madh për Citizens sezonin e kaluar.

Klubi Etihad e pagoi këtë lojtar rreth 50 milionë euro, kryesisht për shkak se shkëlqeu në fanellën e Leeds dhe ndeshja e radhës kundër Neëcastle United do të jetë starti i tij i pestë në fanellën e këtij klubi.

“Bielsa e ndihmoi Kalvin të ishte në kulmin e karrierës së tij. Do të doja të kisha qenë i suksesshëm në këtë drejtim, por mënyra e lojës është të paktën disi ndryshe në City dhe kjo është arsyeja pse Phillips ndonjëherë ka vështirësi në disa aspekte. Vizioni i Bielsas i përshtatej atij plotësisht”, ka thënë fillimisht Guardiola.


A është vërtet i interesuar Liverpooli për Kalvin Phillips?
Lexo po ashtu A është vërtet i interesuar Liverpooli për Kalvin Phillips?

Ai më tej tha se klubi ka biseduar me këtë mesfushor, por ai e ka thënë qartë se dëshiron të qëndrojë te City dhe të luftojë për kohën e tij të lojës.

“Udhëheqësit e klubit folën me të sepse ai nuk arriti të luftonte për minuta, por Kalvin donte të qëndronte dhe të luftonte për vendin e tij”.

“Ne e blemë atë sepse ai është shumë cilësor, mendjemprehtë dhe dëshiron të mësojë dhe të kontribuojë në skuadër me punën e tij. I kemi bashkuar forcat dhe po punojmë drejt këtij qëllimi”, përfundoi trajneri i Cityt.

Ndryshe, klubi nga Etihad ka të gjashtë fitore nga gjashtë ndeshje në Ligën Premier këtë sezon, ose 18 pikë të fituara. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori