LAJMI I FUNDIT:

Kalimi i Rossit te Juve varet nga Trezeguet

Kalimi i Rossit te Juve varet nga Trezeguet

Presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli, ka pranuar se skuadra e tij është e interesuar për shërbimet e sulmuesit të Villarrealit, Giuseppe Rossi, mirëpo thotë se transferimi i tij varet nga çmimi që kërkon Villarreali, si edhe nga e ardhmja e David Trezeguet.

“Në fillim Rossi nuk ka qenë në planet tona, mirëpo tani duhet të shohim se çfarë do të ndodhë me David Trezeguet. Nisa ai (Trezeguet) dëshiron të largohet, atëherë ne duhet të gjejmë një skuadër e cila është në gjendje ta paguajë rogën e tij”, ka thënë Gigli për “Tuttosport”.

Ndërkohë, presidenti i Zonjës së Vjetër ka folur edhe për Del Pieron, pasi që së fundmi është spekuluar se nuk ka negociata për vazhdimin e kontratës së tij, e cila përfundon në qershorin e ardhshëm.

“Nuk ka asnjë problem për Del Pieron ai është flamuri ynë dhe në do të gjejmë një mënyrë për vazhdimin e kontratës”, ka shtuar presidenti.