LAJMI I FUNDIT:

Kalendari bizar me presidentin Putin

Kalendari bizar me presidentin Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është i njohur për kalërimin pa bluzë, peshkimin dhe gjuetinë ku shfaqet duke shtrënguar muskujt.

Por, kësaj radhe Putin po tregohet i çuditshëm edhe kur është i veshur.

Revista “Stars and Advide”, e ka lansuar një kalendar, ku për secilin muaj, është një fotografi bizare, e Putinit.

Së bashku me fotografinë, është edhe një citim po aq bizar.


Qëndrimi pranë një kali të bardhë, ushtrimet fizike dhe vallëzimi me një femër me fustan të kuq, janë disa nga fotografitë e kalendarit.

“Unë dhe qeni kemi ndjenja të nxehta mes vete” shkruan në citatin e fotografisë, ku ai shihet afër një qeni.

Kalendari “Putin 2016” e shfaq atë si shumë të fortë, por edhe anën e tij të butë, siç është moment kur ai i merr erë një luleje. /Telegrafi/