LAJMI I FUNDIT:

Kalciumi i domosdoshëm për muskujt, eshtrat dhe indet tjera

Kalciumi i domosdoshëm për muskujt, eshtrat dhe indet tjera

Kalciumi është mineral i domosdoshëm për zhvillimin e eshtrave gjatë rritjes, mirëpo është i nevojshëm për mbajtjen e skeletit edhe gjatë gjithë jetës.

Përveç rolit në ruajtjen normale të ritmit të zemrës, kalciumi luan një rol të rëndësishëm në koagulimin e gjakut dhe funksionimin e muskujve.

Studimet kanë treguar lidhje edhe ndërmjet marrjes adekuate të kalciumit dhe shtypjes më të ulët të gjakut, si dhe një kontrollimi të peshës. Një grup ekspertësh këshillojnë që vlerat e kalciumit të rriten me kalimin e moshës.

Vlerat e nevojshme ditore të kalciumit janë:
19 deri 50 vjeç: 1.000 miligramë
Mbi 51 vjeç: 1.200 miligramë


Marrja e ushqimit tri herë në ditë, si pjesë e dietës së balancuar, plotëson nevojat e shumicës së njerëzve për kalcium. Kalciumi duhet të merret me ushqim, sidomos me ushqimet djathore. Ai absorbohet më së miri në prani të laktozës (sheqer natyror i qumështit).

Ja disa shembuj ushqimesh që sigurojnë afër 300 mg kalcium:

226.8 g qumësht ose jogurt
226.8 g lëng portokalli
28.35 g djathë të fortë
226.8 g salcë soje

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Si të mbijetojmë 85 e më shumë vite

Si të mbijetojmë 85 e më shumë vite

Kalo në kategori