LAJMI I FUNDIT:

Kaladze tragjik në fitoren e Italisë

Kaladze tragjik në fitoren e Italisë

Mbrojtësi i Milanit, kapiteni i Gjeorgjisë, Kakha Kaladze, ka shënuar dy herë në rrjetën e vet në pjesën e dytë, për t’i dhënë fitoren prej 2-0 Italisë në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror, Afrika e Jugut 2010.

Derisa lojtarët e Italisë dështuan të mposhtin portierin e Gjeorgjisë, Giorgi Lomaia, detyrën e tyre e kreu Kaladze. Mbrojtësi rosoner shënoi golin e parë në minutën e 57-të, dhjetë minuta para se ta bëjë edhe gabimin e dytë.

Italia, e cila i dha fund serisë prej tre ndeshjeve pa fitore, kryeson në grupin 8 me 17 pikë, derisa ndeshjen e radhës do ta zhvillojë kundër Bullgarisë në Torino.

Irlanda, e cila renditet e dyta në këtë grup, po ashtu ka shënuar fitore ndaj Qipros me rezultat 2-1. Fitore bindëse ka shënuar edhe Bullgaria, që ka mposhtur Malin e Zi me rezultat 4-1.