LAJMI I FUNDIT:

Kaladze kërkon falje për autogolat

Kaladze kërkon falje për autogolat

Mbrojtësi i Milanit, Kakha Kaladze, i ka kërkuar falje kombit të tij pas dy autogolave të shënuar në fitoren 2-0 të Italisë ndaj Gjeorgjisë, në ndeshjen e mbrëmshme kualifikuese për Botërorin 2010.

“Ekipi luajti mirë dhe djelmoshat dhanë zemrën dhe shpirtin sonte, andaj më vjen shumë keq që pranuam dy gola dhe ishte faji im. Këto gjëra ndodhin në futboll”, ka thënë kapiteni kombëtares së Gjeorgjisë.

Ai shënoi të dy golat e fitores së Italisë, që nuk arriti të thyejë mbrojtjen vendase. Ndeshja ishte e para pas afro gjashtë muajsh për Kaladze.