LAJMI I FUNDIT:

Kaka krenar me fitoren ndaj Espanyolit

Kaka krenar me fitoren ndaj Espanyolit

Pas fitores 3-0 të Real Madridit ndaj Espanyol, Kaka, i cili ishte ndër lojtarët më të mirë në fushë, është shprehur i kënaqur me lojën e ekipit të tij dhe dy asistimet që bëri.

“Jam shumë i kënaqur që bëra dy asistime. Në fund të fundit, ky është roli im. Dhe jam edhe më i lumtur kur shënoj gol”, ka thënë Kaka.

“Treguam se jemi ekip i mirë, pasi jemi adaptuar mirë, pavarësisht ndryshimeve. Çelësi ishte se ne luajtëm një pjesë të parë të shkëlqyeshme dhe kjo na lehtësoi”.

“Ka qenë një javë e shkëlqyeshme për mua, pasi u kualifikuam për në Kupën Botërore me Brazilin dhe tash fituam ndeshjen e dytë në ligë”, ka shtuar braziliani.