LAJMI I FUNDIT:

Kafeina ndihmon në uljen e rrezikut nga kanceri i vezoreve

Kafeina ndihmon në uljen e rrezikut nga kanceri i vezoreve

Sipas studimeve shkencore, ky rrezik ulet për madje 20 për qind me pirjen e 3 filxhanëve në ditë.

Këto janë rezultate të studimeve amerikane-australiane. Hulumtimi ka treguar se rreziku nga kanceri i vezoreve është zvogëluar për 35 për qind te gratë që nuk përdorin kontraceptivë, dhe 43 për qind te ato që, krahas kafesë, kanë përdorur edhe kontraceptivë.

Kanceri i vezoreve është tumor malinj, që zhvillohet kryesisht te gratë në moshën prej 50 vjetësh dhe është shkaku i katërt kryesor i vdekjes nga kanceri. Në qoftë se nuk diagnostikohet herët dhe nuk mjekohet ashtu si duhet, jeta e të sëmurës mund të zgjasë vetëm disa muaj. Pacientja mund ta mbijetojë vetëm nëse kanceri zbulohet dhe mjekohet në fazën e hershme. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori