LAJMI I FUNDIT:

Kadriu kërkon Komision të posaçëm hetues parlamentar për të vërtetën reale në mbledhjen e taksave

Kadriu kërkon Komision  të posaçëm hetues parlamentar për të vërtetën reale në mbledhjen e taksave

Deputetja e pavarur, Margarita Kadriu, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, propozoi që para se të miratohet buxheti dhe shpërndarja e tij, të formohet një Komision i posaçëm hetues parlamentar i përbërë nga të gjitha përfaqësimet në Parlament, me një kryesues dhe me shumicë anëtarësh po nga opozita, i cili do të hetonte dhe do të bënte gjetjet e qëndrueshme dhe të besueshme për të vërtetën reale në mbledhjen e tatim-taksave. Në vazhdim lexoni fjalimin e saj të plotë:

“Duke u bazuar në faktin se unë këtu, në Kuvendin e Kosovës, kam ardhur pas një pune e përvoje rreth 2 dekada në fushën ekonomike dhe në fushën e medies së shkruar, ku informatat konsiderohen dhe janë resurs ose aset shumë i vlefshëm, nuk mund të hezitoj dhe as të shmang informatat që kam dhe dua t’i ndaj me ju , siç janë ato rreth planifikimit të buxhetit të shtetit, rreth mbledhjes së tatim- taksave, ku problem të posaçëm paraqet shtrirja horizontale e mbledhjes së të gjitha tatimeve, sikur edhe ajo vertikale.

Sot, ndonëse është një seancë e parë punuese e kësaj legjislature të re, në rend dite kemi Ligjin për buxhetin e shtetit të Kosovës. Kur flasim për buxhetin e shtetit, shpresoj të ndaj mendimin edhe me ju se bëhet fjalë për diçka tepër të rëndësishme e kruciale për ndërtimin, zhvillimin e mbajtjen e të gjitha shtyllave të shtetit, pa të cilat shteti nuk bëhet funksional.


Sikur edhe ju ,draftin e propozuar nga Qeveria e kemi marrë para pak ditësh, ngase edhe qeveria e re është formuar vetëm para dy javësh, si një projekt të përgatitur nga qeveria e kaluar. Dhe, këtu, sa u përket ditëve, shpresoj të mos jetë problemi.

Vërejtjet për këtë buxhet janë të panumërta, mirëpo problemi krucial qëndron në diçka që përsëritet e përsëritet për rreth 15 vitet e fundit, lidhur me projektimin real apo jo, të të gjitha buxheteve.

Të gjithë të mirinformuarit e dinë dhe e thonë se po të zbatoheshin ligjet dhe kushtetuta nga institucionet e vendit, buxheti i Republikës së Kosovës do të kapte shifrën për vitin 2015 në vlerë prej së pakut 3 miliardë euro.

Jam shumë e sigurt se këtë informatë e kanë, e dinë dhe e kanë ditur edhe qeveritë e gjertanishme, sikur që e di edhe kjo qeveri e zgjedhur dhe rizgjedhur para dy javësh.

Duke marrë parasysh faktin që theksova më parë, se të gjithë qeveritarët që e kanë udhëhequr vendin, për arsye që vetëm ata i dinë, gjer më sot nuk na e kanë thënë të vërtetën e madhe, respektivisht asnjëherë nuk janë zotuar se do të mbledhin të gjitha taksat e tatimet në zbatim të ligjit e Kushtetutës, në tërë horizontalen e saj gjithëpërfshirëse, duke i trajtuar të gjitha bizneset dhe të gjithë qytetarët pa dallim, të barabartë para ligjit, pa bërë asnjë diskriminim, por edhe pa bërë e krijuar të drejta e favore selektive, gjë e cila ka ndodhur në vazhdimësi dhe e cila nuk do të duhej të ndodhë në një ekonomi tregu.

Javën e kaluar, për herë të parë, një presidente e vendit, për dallim nga të gjithë paraardhësit e saj , foli troç dhe pa ekuivoke, në respektim të plote të ligjit e Kushtetutës së vendit, zonja e nderuar Jahjaga, duke iu drejtuar këtij kuvendi dhe këtij kabineti qeveritar, ndër të tjera tha:

“Lehtësimi i konkurrencës së lirë dhe zhbërja e karteleve dhe monopoleve, mundësojnë rritje të qëndrueshme e gjithëpërfshirëse ekonomike, të mbështetur te frytet e iniciativës së lirë, të inovacionit dhe të hulumtimit e zhvillimit. Nëse duam një shoqëri të lirë – e ky sigurisht se vazhdon të mbetet synim i yni kryesor – ne duhet të nxisim konkurrencën e lirë dhe të pamundësojmë koncentrimin e pushtetit në duar të një pakice, e cila pastaj keqpërdor sistemin, për t’ju siguruar favore të padrejta individëve dhe grupeve të caktuara të interesit. Kjo nuk është ekonomi e lirë e tregut, por ekonomi e elitave të vetëquajtura, që shndërrohen në pengesë të zhvillimit tonë të gjithmbarshëm.”

Prandaj, edhe unë si deputete e pavarur, duke qenë e bindur se kam informata të plota dhe të besueshme për realitetin rreth mbledhjes së buxhetit, propozoj që para se të miratohet buxheti dhe shpërndarja e tij të formohet një Komision i posaçëm hetues parlamentar i përbërë nga të gjitha përfaqësimet në Parlament, me një kryesues dhe me shumicë anëtarësh po nga opozita, i cili do të hetonte dhe do të bënte gjetjet e qëndrueshme dhe të besueshme për të vërtetën reale në mbledhjen e tatim taksave.

Këtë veprim po e bëj në pajtim të plotë me të drejtat e deputetit të Kuvendit dhe për t’i kontribuar të vërtetës dhe mirëqenies në vend, duke iu siguruar buxhetit, respektivisht qytetarëve të vendit edhe më shumë se 1 miliard euro, ngase botërisht u kam premtuar atyre se do të jem zë i tyre në Parlament në realizimin e të gjitha të mirave të garantuara me ligj e Kushtetutë.

Sa i përket këtij propozimi për buxhetin 2015, unë mendoj se, duke marrë parasysh faktin se pas një ngërçi të paparë, i cili zgjati më shumë se 6 muaj, duhet të jemi të përgjegjshëm për vendin dhe qytetarët, që vendin ta bëjmë sa më shpejt me buxhet , por me kusht që me rastin e rishikimit të buxhetit në qershor 21015, të inkorporohen të gjeturat e Komisionit hetues parlamentar,
duke e rritur kështu buxhetin për së paku 50%, pra një buxhet dukshëm më të madh në interes të qytetarëve dhe zhvillimit të vendit.

Jam e bindur se Komisioni i posaçëm i hetimit parlamentar do të ketë mundësinë për t’i bërë gjetjet dhe konstatimet e besueshme, se si kemi humbur për çdo vit kalendarik nga një buxhet të tërë, duke i adresuar gjurmët e shpërdorimeve eventuale të cilitdo zyrtar të lartë, të mesëm apo të ulët në të gjitha pushtetet.

Ka shumëçka për të propozuar në këtë draftbuxhet, e që nuk është në rregull, por në interes të vendit dhe qytetarëve, në asnjë moment nuk do të jem pengesë që vendin ta fusim në krizë buxhetore.

Ne, edhe ashtu jemi në krizë të qeverisjes së mirë për afro 15 vjet. Është koha e fundit të reflektojmë pozitivisht në të mirë të shtetit dhe qytetarëve të vendit” (sic), ka thënë Kadriu. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori