LAJMI I FUNDIT:

Kacin përshëndet heqjen e regjimit të vizave

Kacin përshëndet heqjen e regjimit të vizave

Nënkryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën juglindore, Jelko Kacin, e ka përshëndetur vendimin e Këshillit të Ministrave të BE-së për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjë e Hercegovinës prej 15 dhjetorit.

Kacin tka thënë se heqja e vizave u garanton lirinë e lëvizjes qytetarëve të Shqipërisë dhe Bosnjës, si dhe ofron mundësi të pashfrytëzuara deri më tani për zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet këtyre shteteve dhe BE-së.

Sipas tij, dy qeveritë duhet ta shfrytëzojnë këtë moment pozitiv dhe t’i forcojnë përpjekjet e tyre operative për integrime evropiane, që për Bosnjë e Hercegovinën nënkupton formimin e qeverisë dhe parlamentit. /Telegrafi/