Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka reaguar pas intervistimit të Dejona Mihalit në Prokurorinë Speciale, duke thënë se kryeprokurori Blerim Isufaj dhe njerëzit e PDK-së dhe LDK-së nëpër prokurori dhe gjykata do ta luftojnë LVV-në.
Abrashi ka akuzuar institucionet e drejtësisë, duke i cilësuar të kapura nga partitë që dikur ishin në pushtet.
“Kur Gjykata Kushtetuese merr ndonjë vendim që duket në favor të Qeverisë, menjëherë pasojnë dy-tri vendime kundër kushtetuese ndaj Qeverisë, ndonëse ligjet janë të drejta”, ka shkruar Abrashi, transmeton Telegrafi.
Tutje, deputeti i VV-së prezanton “një analizë të thjeshtë:
A e ka bë Prokuroria Speciale një aktakuzë SUPER TË VONUAR ndaj aktit terrorist në Banjskë, të kryesuar nga Radojçiqi?
Tash, Blerim Isufaj, i cili nuk është emëru Kryeprokuror, thotë kështu: po e bëjmë edhe ne një aktakuzë të madhe (të cilën me siguri se ka bë vetë, por i kanë ndihmu shtetet tona partnere), mirëpo 5 muaj para zgjedhjeve e fton në Prokurori, Dejona Mihalin”, shkruan ai.
Abrashi pyet, “a e dini çfarë mesazhi është ky?”
“Kjo do të thotë që, unë, Blerim Isufaj dhe ne e gjithë PDK e LDK, që jemi në Prokurori e nëpër Gjykata, do ta luftojmë Lëvizjen VETËVENDOSJE!, sidomos në këtë kohë fushate. Fundja, s’ka lidhje pse janë të pafajshëm. Ne e kemi fuqinë të dërgojmë njerëz në burg edhe pa faj’ – po nënkuptohet kjo punë”.
“Me pak fjalë,
Të dashur qytetarë,
Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime, mirëpo ka vetëm një gjë: KJO ËSHTË ARMA E FUNDIT E OPOZITËS, PROKURORIA E KAPUR. S’ËSHTË ASNJË E VËRTETË!”, ka shkruar deputeti i VV-së.
Ndryshe, Dejona Mihali, zyrtare e Lëvizjes Vetëvendosje, është intervistuar sot për disa orë në Prokurori. E njëjta pas përfundimit të intervistimit i është përgjigjur shkurt pyetjeve të gazetarëve.
“Jam intervistuar për zbardhjen e së vërtetës…”, tha ajo.
E pyetur nga gazetarët për cilën të vërtetë është fjala, ajo tha “duhet ta pyesni Prokurorinë”.
Prokuroria njoftoi se Mihali është intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, transmeton Telegrafi.
“Pas interesimit për të marr informacion nga një numër i madh i gazetarëve, Prokuroria Speciale informon se sot, Dejona Mihali, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, të cilat kjo prokurori i ka në hetim”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës