LAJMI I FUNDIT:

Jurgen Klopp: Sergio Ramos, një mundës brutal

Jurgen Klopp: Sergio Ramos, një mundës brutal

Jurgen Klopp sërish ka kritikuar Sergio Ramosin për qasjen e tij agresive në finalen e Ligës së Kampionëve dhe ka krahasuar veprimet e tij të një “mundësi brutal”.

Ramos ishte kontravers në finalen ndaj Liverpoolit të zhvilluar në maj.

Ai ndikoi në përjashtimin e Mohamed Salahut nga loja për shkak të lëndimit dhe po ashtu pas finales ishte konstatuar se goditi Kariusin gjatë një dueli, duke ndikuar në gabimet e portierit gjerman.


“A po hapim atë shishe sërish? Është aksion, reaksion, aksion e reaksion dhe nuk më pëlqen kështu, por nëse shikoni sërish xhirimet dhe nuk jeni tifoz i Real Madridit, atëherë do të thuani ishte brutale dhe e pamëshirshme”.

Gjykoni vet…

“Në një situatë të tillë, dikush duhet të gjykojë më mirë. Nëse VAR vjen në një situatë të tillë, atëherë ka rishikim. Jo të jepet karton i kuq, po të thuhet: Çka ishte ajo? Ishte e pamëshirshme”.

“Nuk jam i sigurt nëse është një përjetim që do të duhet ta kalojmë sërish, duke shkuar me bërryl te portieri, duke rrëzuar në fushë top golashënuesin si një mundës e më pas të fitohet ndeshja”.

“Ky ishte tregimi i ndeshjes. Ramos ka thënë shumë gjëra pas ndeshjes që nuk më pëlqyen. Si person nuk më pëlqyen reagimet e tij. Ai u sill thua se ishte gjithçka normale. Jo, nuk ishte normale. I bashkoni të gjitha situatat dhe kuptoni se ka shumë situata me Ramosin”.

“Ata edhe me skuadra të tjera kanë pasur të tilla polemika, me Cuadradon ndaj Juventusit ishte rasti i Ramosit. Askush nuk foli më pas. Është situatë thua se ne të gjithë duhet të pranojmë që të tjerët të shfytëzojnë të gjitha armët ndaj nesh për të fituar ndeshjet. Njerëzit presin që unë të jem i njëjtë, por jo”, u shpreh Klopp. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Kalo në kategori