LAJMI I FUNDIT:

Juncker paralajmëroi për krizë sociale në Evropë

Juncker paralajmëroi për krizë sociale në Evropë

Kryetari i Eurogrupit dhe kryeministër i Luksenburgut, Jean-Claude Juncker paralajmëroi se ekziston rreziku që në Evropë të shfaqet kriza sociale për shkak të rritjes së pritur të papunësisë.

"Po shkojmë drejt krizës sociale, sepse do të ketë krizë me punësimin dhe vendet e punës", tha Juncker pas takimit me ministrat e Financave të vendeve të Eurozonës, që po mbahet në Bruksel.

Juncker bëri thirrje që të gjitha përpjekjet të kahëzohen drejt mbisundimit social dhe ekonomik të kësaj situate. Ai u bëri thirrje drejtorëve të ndërmarrjeve evropiane që t’i shmangin largimet masive nga puna, duke dhënë në atë mënyrë shembull për përgjegjësi sociale.

Komisioni Evropian dje i bëri parashikimet e sivjetme ekonomike për vendet e BE-së dhe kumtoi se pret që gjatë viteve 2009 dhe 2010 në BE të shkurtohen 8,5 milionë vende të punës. KE parashikon se papunësia do të arrijë 9,9 për qind në Eurozonë këtë vit dhe 11,5 për qind në vitin 2010. /mia/