LAJMI I FUNDIT:

Jordanezët të interesuar për investime

Jordanezët të interesuar për investime

Përfaqësuesit e biznesit nga Jordania janë të interesuar të bashkëpunojnë me afaristët kosovarë dhe të investojnë në fusha të ndryshme në Kosovë, veçmas në bujqësi, arsim dhe shëndetësi. Kjo u bë e ditur gjatë takimit ndërmjet afaristëve të të dyja vendeve, organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës në Prishtinë.

Gjatë vizitës në Kosovë, delegacioni i afaristëve nga Jordania zhvilloi takim me ministrin e tregtisë dhe industrisë, Lutfi Zharkun dhe me afaristë kosovarë të lëmit të bujqësisë. Nënkryetarja e Odës Ekonomike të Kosovës, Zineta Daci, u shpreh se Kosova ka shumë nevojë për investime, sidomos në bujqësi, pasi 2 të tretat e popullatës jetojnë në zonat rurale dhe merren kryesisht me këtë degë të veprimtarisë.

Afaristët kosovarë thanë se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Jordania do të ndikojë në lehtësimin e marrëdhënieve ekonomike e tregtare ndërmjet dy vendeve. Kurse përfaqësuesi i delegacionit jordanez, Halil Alhajaj, tha se Kosova ka tokë bujqësore të mjaftueshme, për përmbushjen e kërkesave të tregut.

"Kemi kaluar fazën e takimeve formale dhe nesër e pasnesër do të kemi nënshkrimet e para me kompanitë kosovare. Njëkohësisht i bëj thirrje qeverisë së Kosovës që të lehtësojë çështjet e marrjes në shfrytëzim të tokave bujqësore, qoftë përmes kompensimit, apo edhe privatizimit të tyre, në mënyrë që të fillojmë punën sa më parë", tha Alhajaj.


Alhajaj tha se janë të interesuar të investojnë në bujqësi, në shëndetësi dhe arsim, sidomos në shkollimin e lartë.

Përfaqësuesit e delegacionit shfaqën interesim edhe për fillimin e raporteve tregtare. Ndërkohë, me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit, u paralajmërua edhe një vizitë e afaristëve kosovarë në shtetin e Jordanisë./rtklive/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Telegrafi Jobs
Kalo në kategori