LAJMI I FUNDIT:

Jonida Maliqi, Linda Halimi, Kejsi Tola dhe Eneda Tarifa vijnë me video-mesazhe për konkurrentët pjesëmarrës në natën e parë të Fest’ 59

Jonida Maliqi, Linda Halimi, Kejsi Tola dhe Eneda Tarifa vijnë me video-mesazhe për konkurrentët pjesëmarrës në natën e parë të Fest’ 59

Është duke u zhvilluar nata e parë e Festivalit të 59-të të Këngës në RTSH.

Ndonëse në një situatë krejtësisht tjetër e të pazakontë, edicioni i sivjetmë po ngjall emocione e nostalgji për shumë artistë dhe për të gjithë ata që po e shikojnë nga shtëpitë e tyre.

Së fundmi, fitueset e mëparshme të këtij festivalit kanë dërguar nga një video-mesazh për kolegët pjesëmarrës, duke uruar që të fitojë më i miri.


Foto: YouTube

Jonida Maliqi, Lindita Halimi, Eneda Tarifa dhe Kejsi Tola, janë katër artistet që dolën fituese nga Festivali i RTSH-së dhe që sonte (e hënë) në natën e parë kanë dërguar mesazhe motivuese.

Jonida Maliqi

Jonida Maliqi (Foto: YouTube)

“Përshëndetje. Jam shumë e lumtur që pas një viti kaq të vështirë që u desh ta kalonim të gjithë së bashku, Festivali i 59-të në Radio Televizionin Shqiptar nuk do të stopohet, por do të vazhdojë rrugëtimin e tij me muzikë të mirëfilltë. Ndaj ju uroj të gjithëve sa më shumë suksese, e shijofshi sa më shumë. Fitoftë më i miri”.

Lindita Halimi

Linda Halimi (Foto: YouTube)

“Përshëndetje nga unë Lindita, përshëndetje për të gjithë ndjekësit e Festivalit. Me këtë video-mesazh ju uroj shumë mbarësi dhe shumë suksese e fat të gjithë artistëve pjesëmarrës. Ky vit ka qenë shumë sfidues për botën e artit dhe botën në përgjithësi, por jam shumë e sigurt që edhe këtë vit nuk mungojnë krijimet e bukura nga talentët shqiptarë që kemi. Sot do të doja të isha me ju. Gjithsesi, ju uroj shumë fat të gjithëve. Shijojeni çdo sekond dhe shpresoj që do ta na përfaqësojë më i miri”.

Eneda Tarifa

Eneda Tarifa (Foto: YouTube)

“Përshëndetje Jonida, përshëndetje Blendi, përshëndetje për të gjithë shikuesit e Radio Televizionit Shqiptar, sidomos fansave të Festivalit. Është 59 vjetori i Festivalit në RTSH, mua më vjen një shprehje e famshme në mendje e Friedrich Nietzsche që thotë ‘jeta pa muzikë do të ishte një gabim i madh’. Bëni muzikë, këndoni bukur. Jetoni me muzikë se jeta është më e bukur me muzikë. Ju uroj të gjithë kolegëve të mi, suksese, urime dhe le të fitojë më i miri”.

Kejsi Tola

Kejsi Tola (Foto: YouTube)

“Përshendetje Blendi, përshëndetje Jonida, përshëndetje për të gjithë artistët pjesëmarrës në edicionin e 59-të të Festivalit në RTSH. Do të doja të ju uroja të gjithëve shumë suksese dhe një duartrokitje të veçantë do bëja për organizatorët e këtij festivali në këto kushte jo normale. Jam gjithmonë nostalgjike dhe kam shumë mall për Festivalin, uroj ta shijoni të gjithë dhe patjetër të fitojë më i miri”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Magazina
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Magazina
Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Magazina
Kalo në kategori