LAJMI I FUNDIT:

Jo luftë devizash

Jo luftë devizash

Ministrat e Financave të G-20 ranë dakord në takimin e tyre në Korenë e Jugut që ta pengojnë garën për zhvleftësimin e monedhave. Po ashtu u vendos që vendet e tilla si Kina dhe India të kenë pozita më të forta në FMN.

Më në fund u arrit ai që të pranishimit e quajtën "përfundim të shkëlqyer": "Sot vendet e G-20 vendosën t’i propozojnë drejtorisë sonë një rregullim të ri të votave. Ky është një vendim historik përmes të cilit FMN-ja fiton legjitimitet.“ – tha shefi i FMN-së Dominique Strauss-Kahn.

Prej shpërndarjes së re të votave dhe raportit të ri të forcave përfitojnë në radhë të parë vende të tilla si Kina dhe India. Vlera e votës kineze do të rritet nga 4 % që ishte në të paktën 6 %. Kurse vendet e industrualizuara perëndimore ndër to edhe Gjermania do të kenë në të ardhmen më pak ndikim. Në renditjen e vendeve anëtare me fuqi më të mëdha vote Kina e parakalon Gjermaninë duke kaluar në vendin e tretë dhe duke u renditur edhe përpara Britanisë së Madhe dhe Francës, transmeton Dw.

Po ashtu pritet që në të ardhmen të ketë më tepër barazi edhe në lidhje me monedhat vendase. Në të ardhmen asnjë vend nuk do të ketë të drejtë që ta ulë kursin e monedhës së vet për të nxitur eksportet. Kjo mendohet të arrihet përmes marrëveshjeve multilaterale, të cilat synojnë të reduktojnë pabarazitë në fushën e tregtisë dhe të harmonizojnë të drejtat dhe përgjegjësitë.


Përpara takimit të G-20 kishte disa që besonin se mes SHBA dhe Kinës do të fillonte një luftë për devizat. Kjo nuk do të ndodhë, e madje as edhe ndonjë garë për zhvleftësimin e monedhave. Kuptohet në rast se të gjithë do të respektojnë marrëveshjet. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi

"I kam lënë 15 milionë euro në konto", "Keqpërdorime të detyrës" - "Trepça" përplas deputetin Shala me ministren Rizvanolli

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Posta e Kosovës hap pikën e re në Prishtinë, Kurti dërgon kartolinë e Rizvanolli flet për investimet

Posta e Kosovës hap pikën e re në Prishtinë, Kurti dërgon kartolinë e Rizvanolli flet për investimet

Ekonomi
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Kalo në kategori