LAJMI I FUNDIT:

Jepet dora e fundit e punimeve në Tunelin e Kalimashit

Jepet dora e fundit e punimeve në Tunelin e Kalimashit

Tunelit të Kalimashit, veprës kryesore të autostradës Durrës – Kukës - Morin, po i jepet dora e fundit e punimeve, megjithëse betonimi ende nuk ka përfunduar. Një kompani e njohur greke ka filluar lyerjen e tunelit për të qenë gati më 15 maj. Ramazan Bajraktari, punonjës i kompanisë supervizore kroate IGH, thotë për “Kohën Ditore” se një kompani greke e kontraktuar nga “Bechtel & Enka”, ka arritur në Kalimash ku ka filluar lyerjen e tunelit për të qenë i gatshëm më 15 maj.

Lyerja e tunelit do të bëhet me një ngjyrë gri të çelët.
Sipas Bajraktarit, kanë mbetur ende pa u betonuar rreth 150 metra, ndërkohë që avancimi përgjatë 24 orëve është rreth 20 metër. Sipas tij, pritet që javën e ardhshme betoni të jetë kryer plotësisht.

Betonimi përfundimtar sipas dizajnimit të rishikuar parashikon riforcim me 50-70 centimetra betonarme në një gjatësi prej 1 kilometri. Ndërkaq, kanë përfunduar së instaluari në të gjithë gjatësinë e betonuar kamerat e kontrollit dhe është në proces vendosja e sensorëve të kontrollit të CO2, sensorët e lagështisë dhe impiantet e pastrimit të ujërave që dalin nga tuneli.

Punimet për shpimin e tubit jugor të tunelit të Kalimashit kanë përfunduar dy muaj më vonë se ato në tubin verior.


Në trend Ekonomi

Më shumë
Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Yllka Ramadani
Intesa Sanpaolo Bank në Shqipëri, 26 milionë euro financim për ndërtimin e hotelit MGallery në Green Coast

Intesa Sanpaolo Bank në Shqipëri, 26 milionë euro financim për ndërtimin e hotelit MGallery në Green Coast

Ekonomi
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Edil Project
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Kalo në kategori