“Jemi kthyer aty ku na takon”, Luis de la Fuente plot krenari pas kalimit të Spanjës në finale të Euro 2024

Për herë të parë në 12 vjet, Spanja është në finale të një Kampionati evropian. Ata arritën atje të martën mbrëma, duke ardhur nga disavantazhi për të mposhtur Francën 2-1 në gjysmëfinalen e parë në Munih.
Lamine Yamal dhe Dani Olmo shënuan golat për kombëtaren La Roja, pasi arritën gjashtë fitore nga gjashtë ndeshje në Euro 2024 – duke u bërë skuadra e parë ndonjëherë që fiton gjashtë ndeshje radhazi në një kampionat evropian.
Pjesa më e madhe e meritave për këtë do t’i shkojë trajnerit Luis de la Fuente, i cili ka organizuar këtë skuadër për në finale në turneun e tij të parë të madh si trajner i Spanjës.
Duke folur pas ndeshjes, De La Fuente foli për krenarinë e tij që ekipi i tij spanjoll arriti në finalen e Euro 2024.
6⃣ 𝗬 𝘃𝗮𝗻 𝟲 𝗱𝗲 𝗟𝘂𝗶𝘀 𝗱𝗲 𝗹𝗮 𝗙𝘂𝗲𝗻𝘁𝗲… #VamosEspaña | #EURO2024 pic.twitter.com/qIexiUouch
— Selección Española Masculina de Fútbol (@SEFutbol) July 9, 2024
“Jemi shumë të lumtur, lumturia ishte tashmë e madhe që arrita këtu, por tani është shumë më e madhe. Ndjej shumë krenari për këta lojtarë, ata janë të jashtëzakonshëm, dinë të luajnë dhe t’i lexojnë ndeshjet në mënyrë të jashtëzakonshme”, ka thënë fillimisht De La Fuente pas ndeshjes.
“E kemi kthyer futbollin spanjoll aty ku i takon. Duhet të vlerësojmë atë që po bëjnë këta lojtarë. Duam të vazhdojmë të bëjmë histori, nuk duam të relaksohemi, duhet të qëndrojmë të përqendruar për të përballuar finalen në Berlin”.
Spanja do të përballet me Anglinë ose Holandën në finalen e së dielës, dhe për De La Fuenten, pak rëndësi ka se me kë do të përballet skuadra e tij.
“Nuk ka rëndësi se kush është kundërshtari, ne e kemi parë tashmë rrugëtimin që kemi bërë në këtë kampionat evropian. Janë dy rivalë të mëdhenj dhe ne i presim krahëhapur. Ne duam të fitojmë finalen”, përfundoi trajneri i Spanjës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës