LAJMI I FUNDIT:

“Doja të bëhesha kampion, Evropiani im është një dështim”, Mbappe flet pas eliminimit

“Doja të bëhesha kampion, Evropiani im është një dështim”, Mbappe flet pas eliminimit

Sulmuesi Kylian Mbappe është parë i dëshpëruar pas humbjes dhe eliminimit të Francës nga Spanja në gjysmëfinale të Euro 2024.

Franca e nisi mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi, por Spanja u rikthye me dy gola gjatë pjesës së parë dhe gjatë të dytës mbajti epërsinë për të fituar 2-1 dhe për të kaluar në finale.

Kjo humbje ka bërë që ylli i skuadrës, kapiteni Mbappe ta marrë përgjegjësinë dhe pas eliminimit ta cilësoj si dështim paraqitjen e tij në Kampionat Evropian.


Notat e lojtarëve, Spanjë 2-1 Francë
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Spanjë 2-1 Francë

“Doja të bëhesha kampion evropian, por nuk ndodhi. Në futboll, ose je i mirë ose jo i mirë dhe unë nuk isha i mirë. Evropiani im ishte një dështim”, ka thënë fillimisht Mbappe për L’Équipe pas eliminimit të Francës.

Duhet thënë, nuk ishte vetëm Mbappe ai që dështoi – e gjithë skuadra franceze luftoi gjatë gjithë turneut. Djemtë e Didier Deschamps shënuan vetëm dy gola që nuk ishin autogola, njëri prej të cilëve ishte penalltia e Mbappes kundër Polonisë në fazën e grupeve.

Hunda e thyer e lojtarit, e cila kërkonte që ai të mbante një maskë mbrojtëse kufizuese, i ndërlikoi më tej gjërat.

“Tani do të shkoj me pushime, do të pushoj mirë. Do të më bëjë shumë mirë, pastaj do të përgatitem për të filluar një jetë të re. Ka shumë për të bërë”, përfundoi francezi.

Në vetëm një javë, 25-vjeçari do të prezantohet zyrtarisht si lojtari i ri i Real Madridit. Atij do t’i duhet kjo kohë për t’u përgatitur për atë që premton të jetë një fazë e re epike në karrierën e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Paraqitja e Donald Trump në finalen e Kupës së Botës për Klube FIFA pritet t'u kushtojë taksapaguesve amerikanë një shumë marramendëse

Paraqitja e Donald Trump në finalen e Kupës së Botës për Klube FIFA pritet t'u kushtojë taksapaguesve amerikanë një shumë marramendëse

Ligat tjera
PSG ka dridhur themelet e Bernabeut, Alonso ka vendosur t'i largojë tre yje nga Real Madridi

PSG ka dridhur themelet e Bernabeut, Alonso ka vendosur t'i largojë tre yje nga Real Madridi

La Liga
Xabi Alonso e ka gjetur

Xabi Alonso e ka gjetur "Wirtzin e radhës" për Real Madridin pa shpenzuar asgjë

La Liga
Rodrygo tashmë u ka thënë Liverpoolit, Arsenalit dhe Chelseat se për cilin klub dëshiron të luajë sezonin e ardhshëm

Rodrygo tashmë u ka thënë Liverpoolit, Arsenalit dhe Chelseat se për cilin klub dëshiron të luajë sezonin e ardhshëm

Premier League
UEFA përjashton Crystal Palacen nga Liga e Evropës

UEFA përjashton Crystal Palacen nga Liga e Evropës

Liga e Evropës
Modric zgjedh trashëgimtarin e tij, ia jep fanellën e tij të fundit të Real Madridit dhe ia kalon stafetën

Modric zgjedh trashëgimtarin e tij, ia jep fanellën e tij të fundit të Real Madridit dhe ia kalon stafetën

La Liga
Kalo në kategori