LAJMI I FUNDIT:

Java e pestë: Prishtina dhe Flamurtari kërkojnë fitore

Java e pestë: Prishtina dhe Flamurtari kërkojnë fitore

Këtë fundjavë zhvillohet xhiroja e pestë e Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll, ndërkohë që priten përballje interesante ku nuk mund të flitet për favoritë.

Lideri i ligës, Flamurtari, do të udhëtojë në Skenderaj për ta zhvilluar ndeshjen e të shtunës kundër Drenicës, e cila pas humbjes prej 6-0 nga KEK-u në mesjavë, ka emëruar trajner të ri Valdet Shoshin.

Po të shtunën, Prishtina do të përballet në kryeqytet me KEK-un. Kampioni në fuqi ka pësuar tre humbje dhe një dështim i radhës nuk do të ishte i mirëpritur.

Takime interesante do të zhvillohen edhe të dielën, në veçanti derbi ndërmjet rivalëve të vjetër, Trepça-Liria, si edhe derbi i Dukagjinit ndërmjet Besës dhe Vëllazënimit.


Ndeshjet e javës së pestë të Raiffeisen Superligës:

E shtunë

Drenica – Flamurtari
Prishtina – KEK-u

E diel

Besa – Vëllaznimi
Hysi – Ferizaj
Gjilani – Kosova (V)
Trepça -Liria