LAJMI I FUNDIT:

“Jat”-i ofron taksi falas

“Jat”-i ofron taksi falas

Jat Airvays do të shpallë të marten thirrje publike në të cilën do të zgjedhet shoqata e taksit, e cila papagesë nga dhe deri te aeroporti “Nikolla Teslla” do t’i transportojë udhëtarët, të cilët kanë blerë biletë prej kësaj aviokompanie serbe.

Shërbimi për taksi transport falas përfshinë territorin e Beogradit, ndërsa udhëtarët që të mund ta shfrytëzojnë do të mjaftojë që taksistëve vetëm t’ia tregojnë biletën e blerë për Jat.

Kjo vlenë për të gjithë udhëtarët, të cilët do të aterojnë në aeroportin e Beogradit me aeroplanët e Jat-it, si dhe për ata që kanë ndër mend të udhëtojnë me kompaninë e njëjtë.

Për udhëtarët e Jat-it së shpejti do të sigurohet edhe sugurim shëndetësor falas për vendet e Bashkimit Evropian.