LAJMI I FUNDIT:

Jasharaj: Grevës i janë përgjigjur gati qind për qind e shkollave (Foto)

Jasharaj: Grevës i janë përgjigjur gati qind për qind e shkollave (Foto)

Kryetari i SBASHK-ut me bashkëpunëtorë ka vizituar Shkollën Fillore “Nazim Gafurri” në Prishtinë ku ka konfirmuar se në shumicën e shkollave greva e ftuar nga ta është duke u realizuar.

Ai pohoi se pasdite do t’i kenë raportet e para, duke besuar se të gjitha shkollat do ta përkrahin grevën. “Tani jemi në shkollën ‘Nazim Gafurr’i dhe e pat edhe vet këtu është një atmosferë greve, por edhe nga raportet e para që i morëm rrugës dhe edhe kujdestari që është në selinë e SBASHK-ut, flitet se grevës së sotme dy orëshe i janë përgjigjur pothuajse një qind për qind të shkollave. Ne pasdite do ta kemi raportin e plotë dhe unë besoj se të gjitha shkollat e arsimit para universitar do të jenë në grevë , aq më tepër sot jemi edhe më të fortë sepse nga ora dhjetë deri në ora 12 po fillon me grevën edhe Universiteti , dhe duke parë këtë situatë uroj që Qeveria më në fund të kuptojë se e kemi shumë seriozisht”, tha Jasharaj.Rrahman Jasharaj - viziton grevistet ne shkollen nazim gafurri - foto ridvan slivova 05

E, kjo nuk është kërkesë e madhe ndaj Qeverisë, madje sipas, Jasharajt, kjo është kërkesë normale që mësimdhënësit të jenë të barabartë me të tjerët.ilustrim - ditaret ne shkolle - foto ridvan slivova 01
ilustrim - shkumcet ne shkolle - foto ridvan slivova 01
Ndërsa, Arif Abazi, kryetar i sindikatës së shkollës “Nazim Gafurri”, tha se në këtë shkollë të gjithë mësimdhënësit i janë bashkuar grevës dhe se do ta përkrahin deri në realizimin e kërkesave. “Ne sot jemi në grevë , grevës i janë përgjigjur të gjithë mësimdhënësit në ndërrimin e paradites , po ashtu në takimin e djeshëm jemi dakorduar edhe kemi një marrëveshje që edhe ata të pasdites duhet të mbajnë grevë, kështu që ne jemi të gjithë në grevë …..edhe javën e kaluar kemi mbajtur grevë një orëshe sipas planifikimeve të SBASHK-ut”, pohoi Abazi.


Ndryshe, greva për mësimdhënësit në të gjitha nivelet arsimit para universitar është mbajtur edhe më 14 janar janar të këtij muaji, për shkak të mos plotësimit të kërkesave të arsimtarëve nga Ministria e Arsimit dhe Qeveria e Kosovës. /Telegrafi/