LAJMI I FUNDIT:

Japonia realizoi suficit prej mbi 9 miliardë dollarëve në tetor

Japonia realizoi suficit prej mbi 9 miliardë dollarëve në tetor

Japonia në shkëmbimin tregtar me botën në tetor regjistroi saldo pozitive prej 9,1 miliardë dollarëve.

Ky është muaji i nëntë i njëpasnjëshëm, në të cilin Japonia regjistron suficit në shkëmbimin e jashtëm tregtar me botën.

Njëherit, vëllimi i përgjithshëm i shkëmbimit tregtar të Japonisë është në rënie.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, eksporti në Japoni në tetor është zvogëluar për 23,2 për qind, përderisa importi ka shënuar rënie për 35,6 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.