LAJMI I FUNDIT:

Japonia po del nga recesioni

Japonia po del nga recesioni

Shifrat më të fundit në Japoni tregojnë se ekonomia shënoi paksa rritje në tremujorin e dytë të vitit, duke bërë që vendi të dalë zyrtarisht nga recesioni.

Rritja ekonomike prej më pak se 1 për qind gjatë tremujorit të fundit është edhe shifra më pozitive në 15 muajt e fundit.

Nëse rritja do të jetë e qëndrueshme për një vit atëherë do të thotë një rritje prej 3.7 për qind.

Japonia ka qenë e varur prej eksporteve ndaj edhe u godit rëndë, kur kërkesa për produkte ra si pasojë e krizës financiare në SHBA.


Nga muaji prill deri në qershor, prodhimi bruto për tremujorin e dytë, u rrit me 0.9 për qind, ekuivalenti i një rritjeje vjetore prej 3.7 për qind.

Kjo vjen si një pasojë e një uljeje rekord në tremujorin e parë të vitit, kur ra edhe kërkesa globale.

Masat e shumta stimuluese të qeverisë ndihmuan në dhënien shtysë të ekonomisë, përfshirë edhe kredi dhe subvencione për të blerë makina që shpenzojnë pak karburante dhe prodhime elektrike shtëpiake.

Prodhuesit u ndihmuan edhe nga ripërtëritja e kërkesës për produkte në Kinë dhe tregje të tjera.

Japonia megjithatë mund të përballet me një rrugë të gjatë rimëkëmbjeje të qëndrueshme.

Efekti imediat i shpenzimeve të qeverisë për stimulimin e ekonomisë do të përfundojë në fund të vitit dhe papunësia pritet që të vazhdojë të rritet në kohën që kompanitë vazhdojnë të ulin koston. /BBC/