LAJMI I FUNDIT:

Japoni, rritet prodhimi industrial

Japoni, rritet prodhimi industrial

Prodhimi industrial në Japoni është rritur në muajin mars për herë të parë në 6 muaj.

Prodhimi është rritur me 1,6 për qind, krahasuar me shkurtin, pas disa muaj rënieje dramatike.

Ekonomia më e madhe e dytë në botë u godit nga recesioni, ashtu si pjesa tjetër e ekonomive, për shkak të rënies së kërkesës për makinat dhe pajisjet elektronike.

Sipas të dhënave, edhe eksportet këtë muaj pësuan një rritje të lehtë, edhe pse dërgesat janë ende në gjysmën e nivelit të një viti me parë. /Telegrafi/tch/