LAJMI I FUNDIT:

Japonezët presin Vitin e Ri në ujë të ftohtë

Japonezët presin Vitin e Ri në ujë të ftohtë

Mu sikurse që i bëjnë ndryshe shumicën e gjërave nga pjesa tjetër e botës, japonezët ndryshe e festojnë edhe ardhjen e vitit të ri. Krahas ritualeve tradicionale, japonezët më guximtarë,bëjnë edhe një gjë tjetër për nder të ndërrimit të moteve – ata lahen në ujin e ftohtë.

Meshkujt dhe femrat guximtare japoneze, kanë marrë pjesë në Tokio, në të ashtuquajturin pastrim të shpirtit – ndërsa shpresojnë që ky ritual do t’i bëjë më të mençur në vitin vijues.

Kulminacioni i ceremonisë përfundon me larjen në ujin e ftohtë – ku zakonisht marrin pjesë të rinjtë, derisa personat më të moshuar qëndrojnë në tempull, ku vazhdojnë t’i kryejnë ritualet fetare. /Telegrafi/