LAJMI I FUNDIT:

Janushev: Zaevi po ikën nga zgjedhjet

Janushev: Zaevi po ikën nga zgjedhjet

“Zoran Zaev po ikën nga zgjedhjet. Ai po ikë nga përballja me qytetarët sepse është i vetëdijshëm se qeveria është e përfshirë në krim, korrupsion dhe mega skandalin e haraçit. Ajo që shmang përgjegjësinë ndaj njerëzve nuk është e re, siç e pamë në vitin 2016 kur u shtynë zgjedhjet dy herë. Por tani Zaev fshihet nga bashkëqytetarët e tij sepse e di se humbja do të jetë katastrofale. Politikat në shëndetësi, arsim, kulturë po falimentojnë. Ekonomia është në agoni dhe po ngel prapa jo vetëm në krahasim me Evropën, por edhe me vendet e rajonit”, tha Igor Janushev nga OBRM-PDUKM.

Janushev mendon se jeta që premtoi Zaevi u shndërrua në pa perspektivë dhe për këtë arsye Maqedonia po zbrazet shpejtë. Premtimet e bëra në fushata mbetën gënjeshtra të thjeshta.

“Qeveria e Zaevit do të mbahet mend si qeveria më e paaftë në historinë e Republikës së Maqedonisë, e cila as nuk mund të arrijë atë që projekton vetë. Qytetarët që janë të paaftë mund dhe do t’i falin atë, por ajo që është e dëmshme për Maqedoninë, askush nuk mund t’ia falë, madje edhe shumica e mbështetësve të tyre”, tha Janushev.


Ai shtoi se LSDM ka minuar dinjitetin e qytetarit dhe shtetit, ndërsa kanë vazhduar të nënçmojnë inteligjencën e njerëzve të ndershëm./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“I harxhonte lekët me gra të tjera, veprova në gjaknxehtësi”, dëshmia në polici e 30-vjeçarit që vrau babanë në një fshat të Durrësit

“I harxhonte lekët me gra të tjera, veprova në gjaknxehtësi”, dëshmia në polici e 30-vjeçarit që vrau babanë në një fshat të Durrësit

Lajme
“Ushtari i Kosovës vazhdon të ketë pagë 400 euro”, deklarata e Haradinajt dhe reagimi i zëvendësministrit Dobra dhe zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes

“Ushtari i Kosovës vazhdon të ketë pagë 400 euro”, deklarata e Haradinajt dhe reagimi i zëvendësministrit Dobra dhe zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes

Lajme
Paralajmërohen bllokada, MPJD apelon te qytetarët të shmangin vendkalimet kufitare me Serbinë

Paralajmërohen bllokada, MPJD apelon te qytetarët të shmangin vendkalimet kufitare me Serbinë

Lajme
Mot me diell dhe vranët, gjatë ditës riga shiu

Mot me diell dhe vranët, gjatë ditës riga shiu

Lajme
Kurti: Ndërmjetësimi ofron zgjidhje efikase në rastet e mosmarrëveshjeve

Kurti: Ndërmjetësimi ofron zgjidhje efikase në rastet e mosmarrëveshjeve

Lajme
Peci: Nëse dikush mendon se me masa policore mund të integrohet veriu e ka shumë gabim

Peci: Nëse dikush mendon se me masa policore mund të integrohet veriu e ka shumë gabim

Lajme
Kalo në kategori