LAJMI I FUNDIT:

Janevska në Kuvend: Mësimdhënësit janë të kënaqur nga marrëveshja për rritje të vazhdueshme të pagave të tyre

Janevska në Kuvend: Mësimdhënësit janë të kënaqur nga marrëveshja për rritje të vazhdueshme të pagave të tyre

Punëtorët e arsimit këtë muaj do të marrin pagë më të lartë për 5 për qind, e cila është rezultat i marrëveshjes së Qeverisë dhe SASHK-ut për rritjen e vazhdueshme të të ardhurave të tyre në 4 vitet e ardhshme në një shumë që do të varet nga niveli i inflacionit, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në Kuvend, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetes Jovanka Trençevska.

Ajo theksoi se edhe mësimdhënësit janë të kënaqur nga marrëveshja e arritur, e cila parasheh rritje të vazhdueshme të pagave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kemi arritur marrëveshje për ngritjen e pagave këtë vit, sipas mundësive të krijuara në buxhet. Nëse nuk do të ishin detyrimet e prapambetura nga qeveria e mëparshme, rritja do të ishte më e lartë. Por fatkeqësisht për pagesën e pagave të punëtorëve në arsimin e lartë kanë munguar 1.5 miliardë denarë. Për pagesën e pagave në arsimin fillor dhe të mesëm kanë munguar 900 milionë denarë dhe është dashur t’i sigurojmë me prioritet”, tha Janevska, duke shtuar se nuk janë paguar as shumë të drejta në sferën e standardit të studentëve dhe nxënësve.


Ministrja shtoi se mësuesit janë të kënaqur që në shkurt do të nënshkruhet marrëveshje sipas së cilës pagat e tyre do të garantohen të rriten çdo vit, në varësi të inflacionit.

“Mësuesit janë të kënaqur me qëndrimin e qeverisë së re. E kaluara është trajtuar si qeveri në pushtet, ndërsa e tanishmja si qeveri me mandat për të punuar, për të bashkëpunuar dhe për të arritur rezultate”, u përgjigj ministrja Janevska, duke shtuar se në katër muajt e kaluar nuk ka pasur grevë nga mësimdhënësit, por vetëm një tentativa e LSDM-së për grevë në emër të tyre duke mbledhur rreth 50 anëtarë partiakë para MASH-it./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori