LAJMI I FUNDIT:

“Jaffa keks” tërhiqet nga shitja

“Jaffa keks” tërhiqet nga shitja

"Jaffa keks" i popullarizuar, i cili prodhohet në Serbi, është tërhequr nga shitja në të gjitha shitoret në Slloveni, me urdhëresë të Inspektorit shtetëror të shëndetësisë. Vendimi është marrë pasi gjetjeve se në ambalazhi me të cilin është mbështjellë ky keks ka materie që mund të depërtojnë përmes celofanit.

Sipas analizave, ambalazhi prej kartuçi ka përmbajtje të lartë të masës benzofenonit, i cili mund të depërtoj përmes mbështjellësit prej plastike në kutinë me keks dhe kjo paraqet rrezik serioz për shëndetin e fëmijëve dhe të të rriturve.

Pa marrë parasysh këtë, prodhimet e kompanisë “Jaffa” kanë qenë në qendër të vëmendjes që nga vitit 2007. Atëherë, në Slloveni, Kroaci, Bosnjë, madje edhe në Serbi nga shitja ishte tërhequr "manchmelou" për shkak të dyshimit se është i infektuar me salmonelë.

Importuesi i keksit “Jaffa”, kompania “Merkator” nga Lubjana për arsye preventive ka tërhequr nga shitja tërë sasinë e këtij artikulli. Megjithatë, Institutit për mbrojtjen e shëndetit pas publikimit të testeve mbi ambalazhin e këtij keksi ka kumtuar se nuk ka frikë se efektet e dëmshme për shëndetin do të manifestohen menjëherë pas konsumimit, por nëse ai përdoret për një kohë të gjatë mund të dëmtoj mëlçinë dhe veshkët.


Shoqata sllovene për konsumatorët këshillon që keksi i blerë t’iu iu kthehet tregtarëve, të cilët kanë të detyruar që të kthejnë paratë. /Telegrafi/