LAJMI I FUNDIT:

Ja ndërmarrjet që privatizohen në valën e 37-të

Ja ndërmarrjet që privatizohen në valën e 37-të

AKP sot zyrtarisht ka shpallur valën 37 të Ndërmarrjeve Shoqërore (NSH) të cilat tenderohen për privatizim.

Lista e tenderëve për privatizim për valën 37 përmban 10 Ndërmarrje Shoqërore (NSH) prej të cilave janë krijuar 10 Ndërmarrje të Reja (Ndër. të Reja).

Të gjitha këto Ndërmarrje të Reja do të privatizohen përmes Spinof-it të Rregullt.

Afati i fundit për parakualifikim do të jetë dita e Mërkurë, 5 gusht 2009.


Dita për dorëzimin e ofertave do të jetë me 12 gusht 2009, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 13:00.

Në vazhdim mund të gjeni të bashkangjitur listën e plotë të ndërmarrjeve të valës 37:

Ndërmarrja e Re 17 Nëntori Shitoret në Rrugën Vudrou Villson Ferizaj Sh.P.K.

Ky tender ofron mundësi të shkëlqyeshme për blerjen e pesë shitoreve (dy të mëdha, një mesatare dhe dy të vogla) që ndodhen afër qendrës së Ferizajt, të përshtatshme për tregti apo për qiradhënie shitësve me pakicë për qëllime komerciale. Sipërfaqja totale e shitoreve është përafërsisht 394m².
Ndërmarrja e Re Shitorja në Gojbulë dhe ngastra komerciale në Gracë Sh.P.K.-përbehet nga një shitore dhe tokë në Fshatin Gojbulë dhe një ngastër komerciale në Fshatin Gracë Komuna e Vushtrrisë.

1. Shitorja (me ish emrin Avalla 3219) që pritet të bartet te Ndër. e Re gjendet në qendër të Fshatit Gojbulë përball shkollës fillore të fshatit; Komuna e Vushtrrisë dhe përfshin ndërtesën dhe tokën me sipërfaqe përreth 199m2 .

2. Ngastra komerciale (me ish emrin “29 Nëntori” 1348/74) që pritet të bartet te Ndër. e Re gjendet në qendër të fshatit Gracë dhe përfshin një sipërfaqe përreth 1748m2.

Ndërmarrja e Re Lux 2 dhe Dyqanet Sh.P.K. – ndodhen në anën veriore në komunën e Mitrovicës në dy lokacione të ndryshme . Ndërmarrja e Re përbëhet prej 2 dyqaneve. Dyqani i parë përfshin një sipërfaqe prej 126.92m2 dhe dyqani i dytë përfshin një sipërfaqe prej 125.8m2. Të dy dyqanet janë shumë të përshtatshme për aktivitete komerciale ose tregti me pakicë. Asnjë tokë nuk do të bartet tek Ndërmarrja e Re.

Ndërmarrja e Re Hotel Karagaq Sh.P.K. – Ndërmarrja e Re e propozuar përfshin objektin me sipërfaqe përafërsisht 500m² . Toka përreth me sipërfaqe përafërsisht prej 75 ari është e regjistruar në zyrën kadastrale në emër të komunës së Pejës. Ndërmarrja e Re Hotel Karagaq ndodhet afër Parkut të madh të qytetit në pozitë shumë atraktive. Me një infrastrukturë dhe lokacion të mirë, Hoteli ofron potencial të lartë për vazhdimin me shërbimet hoteliere-turistike.

Ndërmarrja e Re Agimi Shtëpi e Mallrave Sh.P.K. – përbën një mundësi të shkëlqyeshme për të blerë objektin dykatësh të shtëpisë së mallrave me podrum, në Rr. UÇK në qendër të qytetit, Komuna Gjakovë, Zona Kadastrale Gjakovë Qendër, e përshtatshme për një qendër tregtare apo dhënie me qira tek dyqane apo hapësira zyre që do të gjeneronte profit. Sipërfaqja e përgjithshme e brendshme e objektit është 8,383 m² (neto) dhe toka e ndërlidhur me të që përdorej për parkingje dhe rrugë për furnizim të saj me rreth 3,000m2.

Ndërmarrja e Re Agrokosova Zyret Sh.P.K. – i ofron investitorit potencial mundësinë që të fitoj një hapësire zyre me sipërfaqe prej 267,64 m2 që gjendet ne katin përdhese të ndërtesës në lagjen Dardania (në pjesën e lagjes që njihet si Te Santea) që konsiderohet si pjesë mjaft e frekuentuar e qytetit të Prishtinës.

Ndërmarrja e Re Mekanizimi Gjilan Sh.P.K. – i ofron investitorit potencial një mundësi të fitoj një objekt prej përafërsisht 428m² me një sipërfaqe të tokës prej gjithsejtë 2,616.00 m² në qendër të Gjilanit me mundësi të mëdha për aktivitete komerciale.

Ndërmarrja e Re Drithnaja Zyret Sh.P.K. – i ofron investitorit potencial mundësinë që të fitoj një hapësire zyre me sipërfaqe prej përafërsisht 460m² që gjendet në katin e katërt të ndërtesës dhe bodrum prej përafërsisht 36m², që gjenden në bulevardin e qytetit të Prishtinës. Kjo ndërtesë gjendet mbrapa monumentit të Nënës Terezë që konsiderohet si pjesë mjaft e frekuentuar e qytetit të Prishtinës.

Ndërmarrja e Re Liria “Jeronim De Rada-1” Shitorja Sh.P.K. – Kompleksi i Njësisë me pakicë për tu bartur në Ndërmarrjen e Re përshin shitoren (aktualisht e ndarë në dy shitore nga ana e qiraxhiut aktual) dhe oborrin që ndodhen në rrugën “Jeronim De Rada”, në Qendrën Tregtare “Shtrumfat” në Prizren dhe përfshin një sipërfaqe prej përafërsisht 84.60m². Aktualisht shitorja me oborr i është dhënë me qira palës së tretë nga ana e Ndërmarrjes.

Ndërmarrja e Re Bashkimi Pompa e Benzinës në Xërxë Sh.P.K. – Ndërmarrja e Re përfshinë Pompën e benzinës e cila shtrihet në një sipërfaqe totale prej përafërsisht 0.15.940 ha qe gjendet në ngastrën kadastrale 1015/2 në Xërxë Rahovec të regjistruar në emër të KB Bashkimi Xërxë, e cila gjendet në aksin kryesor rrugor Prizren-Gjakovë.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Kalo në kategori