LAJMI I FUNDIT:

Ja kush shkyçet sot nga rryma

Ja kush shkyçet sot nga rryma

KEDS njofton se sot, e hënë, prej orës 10:00 deri në orën 16:00, gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshati: Bibaj, Fshati i Vjetër (një pjesë), Sojeva, Mirosala, Dardania dhe Zllatari.

Këto fshatra do të mbesin pa rrymë plotë gjashtë orë.

Shkyçja bëhet me qëllim të ndërrimit të shtyllave dhe pastrimit të trasesë së LP 10 kV. /Telegrafi/