LAJMI I FUNDIT:

Ja ku vendos KEDS, matësit e rrymës

Ja ku vendos KEDS, matësit e rrymës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike, KEDS, po vazhdon me vendosjen e matësve të rrymës nëpër rrugë dhe vende të ndryshme.

Ata po u heqin banorëve matësit e tyre nga shtëpitë dhe po vendosin vend e pa vend. Një gjë të tillë mund ta shihni edhe në këtë foto të postuar në Facebook, nga një person, i cili thotë se këtë nuk e gjeni as në xhungël.

Ndryshe, për vendosjen e matësve në rrugë kanë reaguar shumë qytetar e organizata joqeveritare. Kurse, Komuna e Prishtinës ka thënë se ata do të hiqen për shkak se janë në kundërshtim me planin urbanistik. /Telegrafi/