LAJMI I FUNDIT:

Izraeli thotë se do të marrë trupat e katër pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gaza

Izraeli thotë se do të marrë trupat e katër pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gaza

Izraeli thotë se po përgatitet të marrë trupat e katër pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gaza.

Zyrtarët izraelitë të sigurisë thanë gjithashtu se po punonin për të rikthyer gjashtë pengje të gjallë të shtunën.

Njoftimi erdhi pasi të afërmit dhe mbështetësit e atyre që mbaheshin peng në Gaza, që kur sulmi i Hamasit më 7 tetor në 2023 shënoi 500 ditë të robërisë së tyre me numrin 500 të vendosur në plazhin në Tel Aviv, Izrael.


Ndërkohë, të hënën, ushtria izraelite tha se kishte vrarë Mohammad Shaheen, kreun e operacioneve në Liban për Hamasin, në qytetin port të Sidonit.

Hamasi konfirmoi vdekjen e Shaheen, por e përshkroi atë si një komandant ushtarak, transmeton Telegrafi.

Të hënën, forcat izraelite thanë gjithashtu se do të qëndrojnë në pesë lokacione strategjike në Libanin jugor afër kufirit, pavarësisht afatit të së martës për një tërheqje të plotë.

Izraeli fillimisht kishte rënë dakord të tërhiqte të gjitha forcat e tij nga Libani jugor sipas marrëveshjes së armëpushimit me Hezbollahun, por tha të hënën çdo lëvizje e tillë duhet të bëhet “në një mënyrë që të ruhet siguria e civilëve tanë”.

Afati fillestar i tërheqjes ishte në fund të janarit, por Libani ra dakord ta zgjasë atë deri më 18 shkurt.

Presidenti libanez Joseph Aoun tha se marrëveshja e armëpushimit “duhet respektuar”, duke pretenduar se Izraelit “nuk mund ti besohet”.

Ai tha se zyrtarët libanezë “po punonin ne aspektin diplomatik për të arritur tërheqjen e plotë të Izraelit, dhe unë nuk do të pranoj që një izraelit i vetëm të mbetet në territorin libanez”.

Duke dhënë arsyet pas sulmit të fundit me dron, Izraeli akuzoi Shaheen se “kohët e fundit po planifikonte sulme terroriste, të drejtuara dhe të financuara nga Irani, nga territori libanez kundër qytetarëve të shtetit të Izraelit”.

Pamjet treguan një makinë të përfshirë nga flakët, pas sulmit pranë një postblloku të ushtrisë libaneze dhe stadiumit komunal të Sidonit.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Libanit tha se ekipet e urgjencës kishin nxjerrë një trup nga makina, por nuk e identifikonin viktimën.

Që nga armëpushimi, Izraeli ka vazhduar sulmet ajrore në Libanin jugor dhe lindor, duke pretenduar se po synon objekte ushtarake që përmbajnë raketa dhe pajisje luftarake.

Izraeli dhe Libani kanë shkëmbyer akuza për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bill Gates thotë se brezat e rinj duhet të shqetësohen

Bill Gates thotë se brezat e rinj duhet të shqetësohen "për katër gjëra shumë më të frikshme sesa bomba atomike"

Botë
Evropa zë një vend në tryezën e bisedimeve për Ukrainën, Macron dhe Starmer ftohen në Shtëpinë e Bardhë

Evropa zë një vend në tryezën e bisedimeve për Ukrainën, Macron dhe Starmer ftohen në Shtëpinë e Bardhë

Botë
JD Vance paralajmëron Zelenskyn: Mjaft fole gjëra të këqija për Trumpin

JD Vance paralajmëron Zelenskyn: Mjaft fole gjëra të këqija për Trumpin

Amerika
Senatori amerikan mendon ndryshe nga Trump, Wicker: Putin është kriminel lufte, duhet të burgoset ose vritet

Senatori amerikan mendon ndryshe nga Trump, Wicker: Putin është kriminel lufte, duhet të burgoset ose vritet

Amerika
Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij

Amerika
Trupat evropiane në Ukrainë - si mund të duket një dislokim i tillë?

Trupat evropiane në Ukrainë - si mund të duket një dislokim i tillë?

Botë
Kalo në kategori