LAJMI I FUNDIT:

Izraeli shfuqizon masën për vendosje të maskës në ambiente të jashtme

Izraeli shfuqizon masën për vendosje të maskës në ambiente të jashtme

Autoritetet izraelite kanë njoftuar se vendosja e maskës nuk do të jetë më e detyrueshme në ambiente të jashtme.

Të gjitha shkollat janë hapur në këtë vend, në kuadër të masave për t’iu kthyer normalitetit, pas fushatës së gjerë të vaksinimit kundër coronavirusit.


Me një popullsi prej 9.3 milionë banorësh, Izraeli ka vaksinuar 54 për qind të qytetarëve të vet me dy doza të vaksinës Pfizer/BioNTech.

Ministria e Shëndetësisë në këtë vend ka thënë se ndonëse vendosja e maskës nuk do të jetë më e detyrueshme jashtë, masa për vendosjen e saj do të vlejë ende për hapësirat e brendshme publike.

Ministria e Edukimit ka thënë se tani pas kthimit të të gjithë fëmijëve nëpër shkolla, këto institucione duhet të inkurajojnë mbajtjen e higjienës personale, ventilimin e klasave dhe mbajtjen e distancës fizike, sa më shumë që është e mundur gjatë pushimeve mes orëve të mësimit.

Izraeli i konsideron palestinezët në Jerusalemin Lindor si pjesëtarë të popullsisë së vet, andaj ka vaksinuar njerëzit edhe atje.

Ndërkohë 5.2 milionë palestinezët në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës, të kontrolluar nga Hamasi, kanë pranuar një sasi të kufizuar të vaksinave nga Izraeli, Rusia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kina, dhe skema COVAX e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e cila synon të shpërndajë vaksina kundër coronavirusit për vendet e varfra. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
1 Maji në mbarë botën: Protesta, përleshje dhe gazlotsjellës

1 Maji në mbarë botën: Protesta, përleshje dhe gazlotsjellës

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Botë
Kalo në kategori