LAJMI I FUNDIT:

Ivanov: ambasadorët vijnë e shkojnë, problemet mbeten

Ivanov: ambasadorët vijnë e shkojnë, problemet mbeten

Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov në intervistën e tij me redaktorët e më tepër mediave pos tjerash, drejtoi edhe kritika ndaj punës së ambasadorëve të huaj në vend, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast Ivanov deklaroi se disa ambasadorë i kanë tejkaluar kompetencat e tyre të cilat janë pjesë e Konventës së Vjenës për diplomaci.


„Nuk duam të hymë në konflikt me vendet nga të cilat ata vijnë, por unë edhe në adresimin tim tradicional vjetor para korit diplomatik u thash të kenë kujdes që veprimet e tyre të mos keqkuptohen“ – tha kryetari i Republikës së Maqedonisë.

Ivanov, po ashtu, tha se ambasadorët vijnë e shkojnë, ndërsa problemet në shtetin tonë mbeten, dhe mbeten edhe shprehitë dhe precedencat që mund të shfrytëzohen edhe nga të tjerët. Këtë ndoshta e kanë bërë gjatë kohës kur nuk kemi pas shtetin tonë, partitë tona, institucionet tona dhe Kushtetutën tonë. Por, kjo sot nuk është e lejueshme.

Presidenti deklaroi se askush deri më tani nuk ka arritur ta vë ngushtë, as ta thyej apo ti bëj shantazh. „Në këtë punë hyra me fytyrë të pastër dhe dua të dal me fytyrë të pastër, tha Ivanov“./Telegrafi/