LAJMI I FUNDIT:

Italianët: Taçi për pak vite nga kamerier picerie në pasanik falë Berishës

Italianët: Taçi për pak vite nga kamerier picerie në pasanik falë Berishës

Portali kryesor në internet i zonës, përmes gazetarit Luca Pistolesi, thotë se është pak e habitshme që një njeri, që ka punuar në Itali si kamerier, për pak vite rikthehet si miliarder. Por Pistolesi thotë se kjo e ka një përgjigje. Ai është mik i kryeministrit, Sali Berisha, që i ka dhuruar atij një pasuri të madhe në vend, ndërmarrjen shtetërore të naftës, dhe i ka lënë rrugë të lirë në tregtimin e naftës.

Mediet e vendit fqinj kanë raportuar për arritjen e marrëveshjes. Nuk bëhet ende e ditur sa do jetë shifra që do të paguajë Taçi, por burimet flasin për diku rreth 24 milionë euro.

Sipas italianëve, ekipi në krizë i Bolonjës, do të ketë një pronar të ri. Mediat italiane prej kohësh kanë nisur të japin informacione në lidhje me pronarin e mundshëm të Bolonjës.

Shumë media, të cilat ende nuk e dinë sa reale është pasuria e tij, kanë intervistuar shqiptarin që ka luajtur në Serinë A, Igli Tare. Pyetja e tyre e vetme ka qenë: “A është serioz ky njeri, dhe a ka pará mbi të gjitha?” Tare ka deklaruar se e njeh si njeri serioz e që ka pará, por ka deklaruar se nuk ka shumë miqësi me të për të ditur detaje të mëtejshme.


Gazetat sportive italiane, por dhe mediet e tjera e shohin si një person ekzotik, një Abrahamoviç, që bëri mrekullira me Çelsin në Angli. Nafta e ka këtë fuqi, besojnë ata. Por sërish nuk janë të bindur te pasuria e tij. Taçi është njeriu që pëlqen jetën e natës, që del nëpër pub-e, sa herë vjen në Itali, raportojnë ato.

Portali kryesor në internet i zonës, përmes gazetarit Luca Pistolesi, thotë se është pak e habitshme që një njeri, që ka punuar në Itali si kamerier, për pak vite rikthehet si miliarder. Por Pistolesi thotë se kjo e ka një përgjigje. Ai është mik i kryeministrit, Sali Berisha, që i ka dhuruar atij një pasuri të madhe në vend, ndërmarrjen shtetërore të naftës, dhe i ka lënë rrugë të lirë në tregtimin e naftës. “Nga kamerier në piceri, te monopoli i naftës në Shqipëri”, – shkruan gazetari. Sigurisht që pas gjithçkaje është Berisha, “i cili, – raporton Pistolesi, – vetëm dy muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2005 e kishte akuzuar atë për kontrabandë nafte.”

“Berisha është qartësisht arsyeja për këtë ngjitje të rrufeshme të kamerierit”, – raporton ai.

“Ka paguar pa iu dridhur syri katër milionë euro për të marrë Milanin në Tiranë dy herë.” Kështu shkruan gazeta “Corriere della Sera” për Taçin.

Por Taçi, ky dashnor i sportit, siç shkruajnë italianët, arrin të ngjisë ekipin e vendlindjes së tij, Gramozin, në Serinë A. Madje, për shkak se ngjyrat e ekipit të Gramozit janë të njëjta me të Bolonjës, pasaniku shqiptar bën këtë zgjedhje. E ka dhe këtë luks Taçi.

Gjithë problemi tani ngelet te fakti, nëse Taçi do të arrijë të mbajë ekipin e të bëjë merkato, e cila është shumë më e shtrenjtë se blerja e ekipit. Madje premton se do bëjë një stadium. Në Italinë që e do aq shumë, e në Shqipërinë që i jep kaq shumë, bën kontrabandë. /tema/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni

Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni

E Bukura e Dheut
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Telegrafi Jobs
Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online

Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online

japanoskosova
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Kalo në kategori