LAJMI I FUNDIT:

Italia nuk bind para përballjes me Shqipërisë: Dy miqësore, një fitore dhe një gol

Italia nuk bind para përballjes me Shqipërisë: Dy miqësore, një fitore dhe një gol

Italia ka fituar ndaj Bosnjë Hercegovinës me rezultat 1-0 në miqësoren e dytë para nisjes së Kampionatit Evropian, që do të zhvillohet në Gjermani.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Castellani” të Empolit, goli i vetëm u shënua në pjesën e parë.

Në minutën e 38-të, Davide Frattesi realizoi një gol të bukur pas asistimit të Federico Chiesas për 1-0.


Gjatë pjesës së dytë të kaltrit patën disa mundësi të mira për të shënuar, ku vlen të përmendet gjuajtja e Gianluca Scamaccas në minutën e 73-të, e cila përfundoi në duart e portierit.

Kjo ishte miqësoreja e dytë dhe e fundit e Azzurrëve para ndeshjes së parë të Euro 2024 kundër Shqipërisë në Euro 2024, pasi në të parën luajtën pa gola ndaj Turqisë (0-0).

Asnjë gol i pranuar në dy miqësoret e këtij muaji, por Luciano Spallettin e shqetëson sulmi, pasi në më shumë se 180 minuta lojë është shënuar vetëm një gol. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori