LAJMI I FUNDIT:

Ismajli zëvendëson Beqajn?

Ismajli zëvendëson Beqajn?

Pas shumë e shumë zvarritjesh më në fund kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe zëvendësi i parë i tij Behgjet Pacolli janë dakorduar që brenda kësaj jave të ketë ndryshime të mundshme në Qeverinë e Kosovës.

Burime të “Zërit” të afërta me këtë takim, kanë bërë të ditur se Ministria e Zhvillimit Ekonomik do të udhëhiqet nga Fadil Ismaili, aktualisht drejtor i KOSTT-it.

“Besim Beqaj, që aktualisht mban pozicionin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, pritet të kalojë në pozitën vakante të ministrit të Financave për t’ia liruar zyrën Fadil Ismajlit, kandidat i AKR-së për postin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik”, ka thënë burimi në fjalë.


Ndërkaq, po sipas këtij burimi, ministri Besim Beqaj do ta lëshojë këtë ministri pasi që është identifikuar si fajtori kryesor për mosrealizimin apo dështimin e projekteve kryesore ekonomike në vend, si shitja e 75 për qind të aksioneve të operatorit “Vala”, si dhe bërjen realitet të ndërtimit të kapaciteteve të Termocentralit “Kosova e Re”.

Po ashtu mësohet se kryeministri Thaçi është i pakënaqur me performancën e ministrit Beqaj gjatë gjithë kohës se tij si ministër.

Ndërkaq zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci, ka thënë që nuk është në dijeni për një gjë të tillë.

“Nuk e di. Nuk ka diçka zyrtare. Gjithçka është e mundshme mirëpo unë nuk kam informacione të tilla”, ka thënë shkurt Stavileci.
Ndërsa për këtë çështje nuk është deklaruar as i apostrofuari për ministër, Fadil Ismajli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori