Simo Pietiläinen është një avokat finlandez i cili kishte punuar në misionin e EULEX-it në Kosovë.
Ai ka rrëfyer për një gazetë finlandeze, përvojën e tij katër vjeçare në Kosovë.
Fillimisht, rastin e plagosjes së tre personave në Finlandë nga një biznesmen shqiptar, ish punonjësi i EULEX-it në Kosovë, e ka ndërlidhur me gjendjen aktuale në vendin tonë.
Ai ka deklaruar se në gjykatat e Kosovës, është nivel i lartë i rasteve të korrupsionit.
Sipas Simo Pietiläinen, përveç rasteve të krimeve e urrejtjes, ka edhe raste të gjakmarrjes.
“Të akuzuarit, shpesh i shmangen burgut duke dhënë ryshfet apo ikjes së përgjegjësisë për shkak të njerëzve të njohur nëpër gjykata”, thotë ai.
Më tej thotë se, qytetarët në Kosovë nuk i besojnë sistemit ligjor ose institucioneve të tjera, ndërkaq përmend papunësinë, dhe ikjen e qytetarëve si shkak i zhgënjimit nga politika vendase.
“Të pafuqishmëve (qytetarëve), u merret drejtësia nga duart. Kosova është e rrënuar nga korrupsioni masiv dhe qytetarët nuk i besojnë gjyqësorit. Kontradiktat e pafund midis Kosovës dhe Serbisë, papunësia e madhe dhe mungesa e investimeve, janë një burim zhgënjimi dhe mungesë vizioni. Njerëzit kanë një dëshirë të pafund për të ikur jashtë vendit”, thotë Pietiläinen për Iltalehti.fi, njofton Telegrafi.
Ish punonjësi i EULEX-it, kishte vizituar vendin e krimit në Finlandë, kur ishin plagosur tre persona, ndërkaq ka thënë se raste të ngjashme të plagosjes e vrasjeve nuk janë të rralla në Kosovë.
Simo Pietiläinen ka qëndruar në Kosovë për katër vjet.
Sipas gazetës finlandeze, për tre vitet e para, ai kishte zgjidhur mosmarrëveshjet e privatizimit, në Gjykatën Supreme. Vitin e kaluar ai vazhdoi të punojë si një ekspert në EULEX për menaxhimin e krizave në Prishtinë.
“Në kulturën e Kosovës, nderi i një njeriu nuk guxon të cenohet para një turme. Nëse kjo ndodh, dhe njeriu nuk hakmerret, ai është frikacak. Ka një rast në një vend ku spiralja e hakmarrjes ka zgjatur 80 vjet. Dua të theksoj se nuk i di detajet e çështjes së Helsinkit”, thekson Pietiläinen.
“Ka kaq shumë korrupsion në të gjitha nivelet e qeverisë, politikës dhe ekonomisë. Sistemi gjyqësor zbeh vëmendjen e çështjeve duke i kthyer ato disa herë nga gjykata e apelit në gjykatën e ulët”, thotë ai.
Sipas Pietiläinen, misioni i EULEX-it, nuk ka mundur të integrojë në Kosovë atë që njihet si “praktika më e mirë evropiane”, por ka qenë në gjendje të ndikojë në administrimin e drejtësisë në çështjet e rënda përfshirë krimeve të luftës.
Ai ka përmendur edhe rastin e dy familjeve të mëdha në Pejë, atë Elshani dhe Kelmendi.
Gjithashtu çështjen e Kanunit për të cilin thotë se është ende aktual në Kosovë.
Ai thekson se vrasjet e nderit dhe gjakmarrja nuk janë besime islamike, por praktikat e lashta zakonore të vendit.
Simo Pietiläinen thotë se pas luftës,nuk janë dorëzuar armët nga qytetarët në Kosovë dhe nga viti 1999, një pjesë e tyre ka mbetur në duart e tyre.
“Armët janë gjithashtu pjesë e jetës së përditshme e qytetarëve të Kosovës”, thotë ai.
Simo Pietiläinen, thotë se Kosova e ka merituar pavarësinë në vitin 2008, por edhe një të ardhme më të mirë.
Por sipas tij, kjo nuk po ndodhë për shkak të veprimeve jo të mira të udhëheqjes së lartë politike të vendit.
Për çështjen e islamizmit thotë se xhamitë po financohen nga Katari dhe Turqia ka rritur ndikimin në Kosovë.
“Turqia ka forcuar vazhdimisht pozicionin e saj, veçanërisht në Kosovë. Në mënyrë të ngjashme, vendet islamike si Katari, i cili vazhdimisht po financon ndërtimin e xhamive të reja dhe mbështetjen e grave me “mbulesa”, thotë Pietiläinen./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kryemadhi flet për listat e opozitës: Në 11 maj do të votoj Ilir Metën

Murtezani: Bashkëpunimi i thelluar me Turqinë është i rëndësisë së madhe për Maqedoninë e Veriut

Marta Kos në Tiranë: Reforma në drejtësi, gurthemeli i integrimit evropian, do t’i japim Shqipërisë 1 miliard euro

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker