LAJMI I FUNDIT:

Ish-punëtorët Fabrikës së Tubave, kërcënojnë me vetëflijim

Ish-punëtorët Fabrikës së Tubave, kërcënojnë me vetëflijim

Duke kërkuar zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ish-punëtorët e Fabrikës së Tubave, kanë hyrë në ditën e 400 të grevës.

Ata sot u kanë dërguar një kërkesë të gjitha institucioneve të vendit për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kërkesa ka të bëjë me zbatimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, dhe vendimit të Kuvendit të Kosovës dhe Gjykatës Supreme në dhjetor të vitit 2010.

Njazi Asllani, kryetar i Këshillit Grevist tha se grevistët me durim të tepruar e përballuan këtë gjendje të rëndë dhe këto ditë të vështira duke përballuar të ftohtin dhe vapën. Ai tha se janë përballur edhe mungesën e ushqimit dhe mjeteve higjienike.


Asllani: është detyrim i të gjitha institucioneve me zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese

“Gjatë kësaj kohe na pareshtur ju drejtuam organeve të shtetit për zbatimin e vendimit të aktgjykimit të vitit 2010, që atëherë ai vendim nuk ka gjetur zbatim edhe pse është i zbatueshëm në aspektin ligjor sepse është mendim i Gjykatës Kushtetuese, organet e shtetit të cilat janë përgjegjëse me zbatuar këtë aktgjykim sipas kushtetutës nenit 116 cili thotë se të gjitha institucionet e Kosovës dhe personeli zyrtar me përgjegjësi të veçantë është i detyruar t’i zbatoj vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, tha Asllani.

Sipas tij Qeveria e Kosovës, kishte marr vendim më 29 prill të vitit të kaluar për kryerjen e obligimeve ndaj ish punëtorëve të Fabrikës së Tubave, por një gjë e tillë nuk është bërë deri më tani.

“Qe gjashtë muaj dhe më tepër qeveria e re, asnjë kontakt me neve nuk ka pasur, dhe as që mendon t’i afrohet çështjes tonë, prandaj ne kemi bërë shkresa të panumërta me kërkesë për takim për të sqaruar çështjen tonë, mirëpo qeveria nuk u ka përgjigjur asnjëherë këtyre shkresave dhe në fund u detyruam t’i bëjmë një shkresë të gjitha institucioneve që të marrin veprime karshi zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, tha ai.

Asllani i bënë apel institucioneve për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në të kundërtën ish punëtoret e Fabrikës së tubave do t’i radikalizojnë protestat.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Kalo në kategori