LAJMI I FUNDIT:

Ish-gjyqtari i Ligës Premier shpjegon arsyen pse Saliba nuk duhej të kishte marrë karton të kuq

Ish-gjyqtari i Ligës Premier shpjegon arsyen pse Saliba nuk duhej të kishte marrë karton të kuq

Një ish-gjyqtar i Ligës Premier ka dhënë mendimin e tij sa i përket kartonit të kuq që mori William Saliba në humbjen me rezultat 2-0 të Arsenalit ndaj Bournemouth të shtunën.

Ekipi i Mikel Artetës pësoi humbjen e parë të sezonit nga Bournemouth, por diskutimi më i madh u bë për përjashtimin e mbrojtësit francez.

Po zhvillohej minuta e 30-të kur një pasim i gabuar i Leandro Trossard e zuri në befasi mbrojtjen e Arsenalit, duke krijuar një rast shënimi për sulmuesin Evanilson. Kjo e detyroi Saliban që ta tërheq atë për fanelle.


Fillimisht, Saliba mori një karton të verdhë nga gjyqtari Rob Jones, por më pas ky vendim i tij u anulua pas rishikimit nga VAR-i dhe francezi u ndëshkua me të kuq.

Ish-gjyqtari anglez Mark Hasley tani ka dhënë versionin e tij për këtë vendim, duke thënë se ka dyshime të mëdha për atë dhe se do të kishte qëndruar me vendimin e tij paraprak që mori në fushë.

“Distanca mes sulmit dhe golit ishte e gjatë, drejtimi gjeneral i aksionit bëri që topi të vinte në drejtim të Evanilson dhe jo përballë tij dhe pastaj lokacioni dhe numri i mbrojtësve është në pikëpyetje”.

“Mundësia që ai të mbajë ose të fitojë kontroll të topit me shumë mundësi do të ishte në favor të sulmuesit të Bournemouth sepse David Raya po rikthehej mbrapa në portën e tij”.

Si pasojë e këtij ndëshkimi, Saliba tani do të jetë një mungesë e madhe për Arsenalin në derbin që do të zhvillohet javën e ardhshme ndaj Liverpoolit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori