LAJMI I FUNDIT:

Ish-gjenerali parashikon ‘Luftë të Madhe’ me Rusinë, nëse Putini përshkallëzon “ngacmimin” e anijeve të Ukrainës

Ish-gjenerali parashikon ‘Luftë të Madhe’ me Rusinë, nëse Putini përshkallëzon “ngacmimin” e anijeve të Ukrainës

Një konflikt i një anije mallrash midis Ukrainës dhe Rusisë është në rrezik të shkallëzohet në një “luftë të madhe”, ndërsa vendet perëndimore përpiqen të përballen me agresionin nga Vladimir Putin, paralajmëron një ish-gjeneral ukrainas.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Ukraina ka akuzuar Rusinë për “ngacmimin” e anijeve dhe rritjen e pranisë ushtarake në Detin e Azov, një rrugë strategjike oqeanike e lidhur me Detin e Zi nga Ngushtica e Kerch.

Siç shkruan DailyStar, një mosmarrëveshje për qasjen në det, nga Ukraina dhe Rusia, ka shkaktuar një luftë të ashpër të fjalëve, me të dy anët që akuzojnë njëra-tjetrën për mbajtjen e paligjshme të anijeve të tyre.


Tensionet mbi çështjen e mprehtë të qasjes në det janë përshkallëzuar që kur Rusia ndërtoi një urë, të njohur si Ura e Ngushticës Kerch, që lidh Gadishullin e aneksuar të Krimesë me kontinentin.

E ish gjeneral-lejtnanti i përgjithshëm ukrainas Igor Romanenko thotë se bllokimi i anijeve mund të nxisë Perëndimin që të imponojë sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë, gjë që mund të ketë pasoja shkatërruese.

Ai tha se një “luftë në shkallë të gjerë” është e mundur nëse Rusia vazhdon të “përkeqësojë situatën” në Detin e Azov duke kryer inspektime invazive dhe kapjen e anijeve të peshkimit.

Romanenko, ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, tha se Ukraina nuk do të “mbrojë qëndrimet e veta” nëse është e nevojshme.

Megjithatë, ai tha se Ukraina duhet të jetë e kujdesshme në lidhje me ushtrimin e veprimeve ushtarake sepse Rusia ka një ushtri superiore dhe “ne nuk do të jemi në gjendje t’i përgjigjemi”, tha ai sipas disa burimeve të lajmeve ruse dhe ukrainase.

Situata e tensionuar në Detin e Azov vjen në një sfond të konfliktit të armatosur midis qeverisë së Kievit dhe forcave separatiste të mbështetura nga Rusia në Ukrainën lindore.

Ndërsa tensione ziejnë, ministria e jashtme e Rusisë lëshoi një deklaratë duke paralajmëruar se “përgjegjësia për përkeqësimin e mundshëm të mëtejshëm të situatës në zonën e ngushticës Azov-Kerch është e Ukrainës dhe shteteve tjera që mbështesin veprimet e saj provokuese”.

Në deklaratë, ministria mohoi se Rusia po militarizonte Detin e Azov duke thënë se forcat u vendosën për “ruajtjen e Urës së Krimesë”.

Inspektimet e anijeve në ujërat janë të ligjshme dhe jo diskriminuese, pretendon ministria. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rritet numri i të vrarëve në Poltava - publikohen pamjet e para pas sulmeve të Rusisë

Rritet numri i të vrarëve në Poltava - publikohen pamjet e para pas sulmeve të Rusisë

Evropa
Mesazhi i një pengu izraelit pak para se të vdiste: Popull mos na lini pas dore, Netanyahu dështoi

Mesazhi i një pengu izraelit pak para se të vdiste: Popull mos na lini pas dore, Netanyahu dështoi

Azia
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Evropa
Dorëhiqen tre ministra ukrainas

Dorëhiqen tre ministra ukrainas

Evropa
SHBA afër arritjes së marrëveshjes për raketat me rreze të gjatë veprimi për Ukrainën, ky veprim do ta ndryshonte rrjedhën e luftës

SHBA afër arritjes së marrëveshjes për raketat me rreze të gjatë veprimi për Ukrainën, ky veprim do ta ndryshonte rrjedhën e luftës

Evropa
Parashutistët ukrainas ndalin sulmin rus në Donetsk, ushtarët e Putinit fillojnë të tërhiqen kur mësojnë se janë shënjestër e artilerisë

Parashutistët ukrainas ndalin sulmin rus në Donetsk, ushtarët e Putinit fillojnë të tërhiqen kur mësojnë se janë shënjestër e artilerisë

Evropa
Kalo në kategori