Marc Anthony është fejuar për herë të katërt.
Këngëtari do të martohet me konkurenten e “Miss Universe”, Nadia Ferreira, 23 vjeçe, e cila është 30 vjet më e vogël se ai, shkruan DailyMail.
Këngëtari 53-vjeçar – i cili ka dy fëmijë me ish-gruan e tij Jennifer Lopez – dhe bukuroshja këmbëgjatë u panë duke shkuar në festën e fejesës së tyre në Sexy Fish Miami në Florida të enjten.
Nadia e bëri të ditur lajmin përmes Instagramit të saj të enjten pasdite me një fotografi të unazës së saj të bukur prej diamanti, e cila ka një gur të madh në formë smeraldi në mes me dy gurë më të vegjël në anët tjera.
Në mbishkrimin e shkruar në fotografi shkruhej: “Festa e fejesës”.
Në festë, Marc mund të shihej i veshur me një këmishë të bardhë, me një xhaketë sportive blu të errët. Nusja e tij e ardhshme kishte veshur një mini fustan ngjyrë pastel me flokët e tërhequr pas.
Ferreira u kurorëzua me titullin “Miss Paraguai” vitin e kaluar dhe përfundoi në vendin e parë në konkursin e “Miss Universe”, pas Harnaaz Sandhu të Indisë.
Ndonëse nuk dihet saktësisht se sa kohë dy zogjtë e dashuruar janë takuar me njëri-tjetrin, ata kanë konfirmuar zyrtarisht lidhjen e tyre në muajin mars.
Anthony ka pasur shumë lidhje romantike.
Ish-e dashura e tij nga fillimi i viteve 1990 është Debbie Rosado me të cilën ai ka vajzën Ariana Anthony, 28 vjeçe. Gjithashtu besohej se ai dhe Debbie kishin birësuar edhe djalin Chase.
Martesa e tij e parë ishte me “Miss Universe 1993”, Dayanara Delgado në vitin 2000.
Ata u ndanë në vitin 2002, më pas u bashkuan dhe rinovuan betimet e tyre në të njëjtin vit përpara se të ndaheshin në vitin 2003 dhe të finalizonin divorcin e tyre në vitin 2004.
Së bashku ata kanë dy fëmijë: 21-vjeçarin Cristian dhe 18-vjeçarin Ryan.
Më pas ai kaloi te shoqja e vjetër, Jennifer Lopez, 52 vjeçe, me të cilën u martua në vitin 2004 pasi ajo i dha fund fejesës në atë kohë me aktorin Ben Affleck (i cili tani është i fejuari i saj aktual).
Të dy bënë një martesë shumë private dhe së bashku kanë dy binjakë: Max dhe Emme Munoz, të cilët tani janë 14 vjeç.
Ata bënë muzikë së bashku si dueti i famshëm “No Me Ames”, dhe gjithashtu luajtën në filmin “El Cantante” në vitin 2006, ku ai luajti ikonën e salsas, Hector Lavoe dhe ajo luajti rolin e gruas së tij gjaknxehtë, Puchi.
Martesa e tij me Jenniferin ishte përpjetë e poshtë për vite me radhë pasi kishte pretendime të vazhdueshme për grindje dhe pabesi që u bënë lajmet kryesore.
Ata u ndanë në vitin 2011 dhe divorci tyre u finalizua në vitin 2014.
Ajo i tha Oprah: “Pasi u divorcova, më duhej të rishqyrtoja gjithë jetën time, sepse prita të bëja fëmijë, kisha fëmijë kur isha 38 vjeçe, sepse kurrë nuk doja të mos isha me personin me të cilin isha dhe kisha fëmijët me të”.
“Thjesht ndjeva sikur, kur u divorcuam, ishte periudha më e keqe e jetës sime, u ndjeva sikur kisha dështuar keq dhe se nuk do t’u jepja fëmijëve të mi atë që kishin nevojë”, tha Lopez.
Të dy kanë mbetur miq që nga divorci dhe madje kanë performuar së bashku në skenë. Ata po punonin gjithashtu së bashku në një album në gjuhën spanjolle.
Më pas ai u martua me aktoren venezueliane Shannon De Lima në vitin 2014; ata u divorcuan në vitin 2017.
Lajmi i fejesës së Anthonyn erdhi vetëm disa javë pasi Jennifer Lopez dhe Ben Affleck njoftuan se janë fejuar.
Lopez dhe Affleck u kthyen tek njëri-tjetri pasi u fejuan fillimisht nga viti 2002 deri në vitin 2004.
Aktorja dhe këngëtarja ka shpërndarë në faqen e saj zyrtare një video të saj duke qarë dhe duke pranuar unazën e saj të fejesës të premten, më 8 prill.
Jennifer tregoi shkëlqimin mahnitës në klipin 13 sekondësh – pa asnjë shenjë të Benit, 49 vjeçar.
Lopez ka qenë e pafat edhe në dashuri me tri divorce dhe dy fejesa të prishura. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

E etiketojnë si 'modele', reagon gruaja e re e Feros, Nita Bajrami: Unë kam karrierë akademike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës