LAJMI I FUNDIT:

Ish-bankieri francez dënohet me burg dhe para

Ish-bankieri francez dënohet me burg dhe para

Zherom Kerviel u dënua nga drejtësia franceze me tre vite burg. Kerviel u gjet fajtor për skandalin financiar, i cili tre vite më parë thuajse rrënoi bankën franceze Societe Generale.

Kerviel duhet t’i paguajë bankës 4.9 miliardë euro, shumë që banka e humbi si pasojë e transaksioneve financiare të drejtuara nga ai.

Gjatë gjykimit 33 vjeçari tha se banka i toleroi operacionet e tij me shkallë të lartë rreziku, për aq kohë sa fitonte para. Akuzat janë hedhur poshtë nga drejtuesit e bankës. /Telegrafi/