LAJMI I FUNDIT:

Irak: Rezervat e naftës mbi 143 miliardë fuçi

Irak: Rezervat e naftës mbi 143 miliardë fuçi

Ministri i Naftës i Irakut, Hussain al-Shahristani, tha se rezervat e naftës në vend arrijnë në 143 miliardë fuçi.

Shifrat e reja paraqesin rritje të konsiderueshme nga të mëparshmet prej 115 miliardë fuçi naftë.

Ai tha se 71 për qind e rezervave janë përqendruar në jug të vendit, 20 për qind në veri dhe 9 për qind në pjesën qendrore të Irakut.

Iraku varet nga eksporti i naftës, që mbulon 95 për qind të të ardhurave të qeverisë. /Telegrafit/