LAJMI I FUNDIT:

Ipko ul çmimet e roamingut me Maqedoninë

Ipko ul çmimet e roamingut me Maqedoninë

Kompania telekomunikuese IPKO ka zbritur çmimet e shërbimit roaming me Maqedoni, për 75 për qind. Konsumatorët e IPKO’s përfitojnë nga çmimet më të lira të roamingut, gjatë qëndrimit të tyre në Maqedoni, duke e zgjedhur operatorin mobil Cosmofon, me të cilin IPKO ka marrëveshje për çmime më të lira të këtij shërbimi.

Pas aplikimit të rekomandimeve të Komisionit Evropian për çmime unike të shërbimit roaming me të gjithë operatorët e telefonive mobile të 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, kompania IPKO tani zbret çmimet e shërbimit roaming edhe me Maqedoninë.

Për të përfituar nga çmimet shumë të lira të roamingun gjatë qëndrimit të tyre në Maqedoni, konsumatorët e telefonisë mobile IPKO duhet të zgjedhin operatorin Cosomofon si rrjetin në të cilin do të përdorin shërbimin roaming.

Çmimet e reja për roaming me Maqedoninë janë deri në 75 për qind më të lira, krahasuar me çmimet e mëparshme të cilat janë aplikuar për përdorimin e roaming.


Për të gjithë konsumatorët e operatorit mobil IPKO, një thirrje kushton 0,52 EUR në minutë, pranimi i thirrjes 0,23 EUR në minutë, dërgimi i një SMS kushton 0.13 EUR, ndërsa pranimi i një SMS në roaming është falas.

Çmimet e reja të shërbimit roaming i mundësojnë të gjithë konsumatorëve të operatorit mobil IPKO të kenë qasje në komunikim të lirë dhe të pandërprerë, kur gjenden në Maqedoni dhe në të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Kalo në kategori