LAJMI I FUNDIT:

IPKO: Televizioni digjital edhe në qytetet tjera!

IPKO: Televizioni digjital edhe në qytetet tjera!

Jo-zyrtarisht merret vesh se kompania IPKO, do të ofrojë shërbimin e televizionit digjital edhe në qytetet tjera të Kosovës, ndërsa burime brenda kompanisë deklarojnë se “pako DUO (internet dhe televizion digjital) do të ofrohet me çmime deri 30 për qind më të volitshme” për konsumatorët në qytete të Kosovës.

Gjatë muajit shtator, kompania telekomunikuese IPKO pakot e televizionit digjital kabllor do ti ofrojë edhe në qytetet tjera të Kosovës. Ndërsa, për të gjithë konsumatorët do të ofrohen pako të kombinuara të internetit dhe televizionit digjital me çmime dhe përmbajtje shumë atraktive.

Pakot e televizionit kabllor digjital IPKO, do të ofrohen edhe përmes pakove të kombinuara (DUO – Internet dhe Televizion Digjital) me një çmim më atraktiv krahasuar me çmimin aktual të pakos së televizionit digjital, pa internet.

“Në fillim të muajit shtator, kompania telekomunikuese IPKO do ta shtrijë rrjetin e televizionit digjital kabllor edhe në qytetet tjera të mëdha Kosovës, pasi që ky shërbim deri më tani është ofruar vetëm në rajonin e Prishtinës”, tha menaxheri për Marrëdhënie me Publikun në IPKO, Astrit Gashi.


“Pakoja Duo, do të ofrojë TV digjital dhe Internet për tërë muajin me çmim shumë më të lirë se çmimet e tanishme dhe të dyja bashkë madje edhe më lire se çmimi promovues i TV Digjital që ishte aktiv deri me 16 gusht”, tha ai.

Oferta e televizionit kabllor digjital e ofruar nga IPKO, është bashkëpunim mes kompanisë IPKO dhe kompanisë shqiptare e cila e ofron përmbajtjen televizive, DigitAlb. /Telegrafi/